• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Histeria irracionale dhe mëkati i Doktor Berishës

by Artur Zheji
26/04/2016 20:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Zheji

Sipas të gjitha gjasave gjykatat nuk po gjejnë dot provat e duhura për të çuar në një gjykim të fortë, të Shumëpërmendurin e arrestuar. Emrin e të cilit dhe akuzat ndaj të cilit, për herë të parë në publik, i ka artikuluar vetëm Doktor Berisha. Nëse ky është një mëkat, ai e ka bërë këtë.

Askush nuk do të çuditej nëse për mungesë provash, apo për procedurë,  ai, i Shumëpërmenduri,  do të mund të lirohet. Dhe jo vetëm ai. Sepse ai, është vetëm një, nga shumë si ata. Që madje postojnë në Facebook foto të shumta me armatime, makina të blinduara, shotguns, snaiper dhe pra një arsenal të tërë vdekjeprurës. Por që për “rastësi”, kur ata kapen, arsenali zhduket.

Dhe kur zhduket arsenali i armatimeve, kur kërcënohen dëshmimtarët, ata dalin nga burgu dhe ribashkohen me shokët e tyre të armatosur, me armë dhe me  mllef. Personalisht Doktori më sulmoi live në media. I tejnxehur ndoshta. I zhgënjyer apo se ashtu i vjen kur ndjek sintaksa të ndryshme arsyetimi nga e vetja. Pa pritur dot përfundimin e arsyetimit. Është pasionant.  Punë për të.

Por kjo rrethanë antipatike, nuk më errëson gjykimin që të arsyetoj se thirrja për armatosje  të popullit në formë ligjore, në institucionin e Kuvendit, është një “histeri iracionale”. Përkundrazi është një doktrinë e Djathtë, së cilës ndoshta me 1001 difekte, ai, Doktori pra,  i ka dalë për zot.

Edhe unë do të doja të kisha një armë në shtëpi. Dhe nëse do të kishte një ligj që do të më lejonte, do ta blija një të tillë. Do ta fusja në një dollap të blinduar me çelës dhe dryn, do ta vajisja dhe do ta kisha. Që të mbroja fëmijët e mi dhe familjen time. Për çdo rast! Duke uruar që ky rast të mos vinte kurrë! Por do të doja ta kisha si një mbrojtje ekstreme ndaj nderit dhe jetës së familjes sime. Sepse ata, që shpesh e më shpesh, hyjnë si fajtorë dhe dalin të pafajshëm nga burgu, janë ndërkohë, të pajisur deri në dhëmbë, ndonëse nuk ka “prova bindëse” për gjykatat tona. Nuk dua të hyj në polemikën se i kujt është njeri dhe tjetri bandit, apo i pandehur i tillë.

E kam bindjen time për këtë. Kam jetuar  11 vite në Romë, kam punuar aty 11 vjet në media, dhe ka dëgjuar e përjetuar polemika pafund, ku për 40 vjet partia më e madhe italiane akuzohej si referentja politike e Mafias, që ishte një oktapod me kokën në Sicili dhe tentakulat e veta ndërplanetare,  deri në New York. Dhe kjo parti fitonte rregullisht mbi 75% te votave në ishullin e famshëm me kryeqytet Palermon, nga ku garantonte supremacinë elektorale në të gjithë Italinë. Nga viti 1945 e deri në vitin 1990 të paktën.

E pra, s’jemi  ne ata që e kemi shpikur këtë mekanizëm nga poshtë lart. Për të siguruar vota dhe pushtet. Dhe rrjedhimisht më pas, të detyruar për të ndarë pushtet me ta. Ky është një ndërveprim politikisht trasversal në Shqipëri. Përtej të majtës dhe të djathtës.

Le të bëjmë një koncesion zemërgjerë. Le të themi se “kryetarët e partive nuk i dinë mirë këto gjëra”. Por deputetët lokalë, janë të detyruar të bashkëveprojnë, se ata, të organizuarit në banda, kontrollojnë territore aspak të papërfillshme elektoralisht. Bashkë me spagetit, verën dhe drogën i kemi huazuar edhe të gjitha këto nga oksidenti, ku dhe identifikohemi.

Për tu kthyer tek “britma e Doktorit”, në këtë rast nuk shoh asnjë lidhje me vitin ’97 apo ’98, për të cilin ai, e ka marrë leksionin e vet politik dhe historik. Nuk ka lidhje as edhe me 21 Janarin. Aludimet dhe lidhjet me këto ngjarje janë të sforcuara dhe politikisht të sponsorizuara. Mjerisht as edhe një apo disa nga papagallët mediatikë të Doktorit, që kanë 0 analizë dhe 100% mllef që nga veza ku janë ngjizur, nuk dinë ta interpretojnë moralin, e për më tepër logjikën e një “thirrjeje” të tillë. Duke britur dhe pështyrë, sepse nuk dinë të mendojnë, e kanë menderosur më shumë dhe në favor të kundërshtarit politik, nënshtresën racionale të një parashtrimi të tillë.

Thirrje të cilën, personalisht e konsideroj krejt të arsyeshme brenda kontekstit të paarsyeshëm në të cilin jeton shoqëria shqiptare. Doktori, ka boll “mëkate” të tjera, për të cilat nuk e merr dot në mbrojtje. Si edhe pjesa më e madhe e politikës shqiptare. Përjashtimi nga Kuvendi, për 10 ditë, sidoqoftë ishte mënyra më e mirë për  ta përhapur më shumë debatin, në lidhje me këtë parabolë politike, që ai hodhi në Kuvend. Përtej sharjeve dhe romuzeve të tepërta që ai përdor, në kërkesën për armatosje dhe formatimin ligjor të kësaj kërkese, nuk ka asgjë anormale. E them këtë në respekt të plotë të atyre që e mendojnë ndryshe ose krejtësisht ndryshe.  Madje mendoj që as edhe parlamenti nuk mjafton për një vendim si ky. Vetëm një referendum, mund të japë një përgjigje bindëse, se çfarë mendojnë shqiptarët për këtë alternativë “mëkatare”. Sepse ose ne, të djathtë e të majtë, duhet të jemi të zotët që të dimë dhe të mundemi të çarmatosim banditët që i takojmë padashje edhe kafeneve apo edhe në Kuvend, ose të na jepet mundësia ligjore të vetëmbrohemi prej tyre. Dhe ky nuk është një absurd dhe as edhe një lajthitje.

Është thjesht dhe qartë një Tezë Politike. E Djathtë. Si në të gjithë botën. (Opinion.al)

Next Post

VIDEO e Sulmeve të Parisit/ Momentet e tmerrshme kur kamikazi hedh veten në erë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

Tabaku kërkoi dekriminalizimin e plotë të shpifjes, Balla: Si mund ta votoj ligjin tënd kur unë jam në gjyq me Berishën për atë vepër penale

January 27, 2026
Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

January 27, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal/ Braçe propozon amendamentin: Burg për ata që u shesin duhan të miturve

‘Molotovi të kategorizohet si armë zjarri’, Braçe nxjerr foto nga protestat e Berishës: E papranueshme

January 27, 2026
“Na ka marrë malli të shohim një grua shtatzënë”, Korreshi në Kuvend: Është hall, s’jep njeri më nuse në fshat!

Korreshi ngre tonet në Kuvend: E keni në terezi, hani petulla me mjaltë.. Po na çani dërrasat, sistemin e drejtësisë e keni të kalbur

January 27, 2026
FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

January 27, 2026
Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

January 27, 2026
Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

January 27, 2026
Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

January 27, 2026
VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

January 27, 2026
Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In