• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hipokrizia e arsimit të lartë falas

by Java News
07/12/2018 17:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Klodian Tomorri/
Ideja e arsimit të lartë falas është joshëse, jo vetëm politikisht por edhe për publikun e gjerë. Njerëzve u pëlqen të kenë gjëra falas, por në fakt siç Milton Friedman e ka thënë dikur; nuk ekziston një gjë e tillë si dreka falas. Ajo që ndodh është zhvendosja e kostove diku tjetër.
Arsimi i lartë publik në Shqipëri është sakaq i subvencionuar rëndë. Sipas të dhënave zyrtare, për vitin 2019 buxheti total i Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë llogaritet në 11.3 miliardë lekë ose 90 milionë euro. Nga këto 35 milionë euro financohen përmes të ardhurave nga vetë universitetet, ndërsa 55 milionë euro të tjera janë subvencion i drejtëpërdrejtë nga taksat e qytetarëve. E thënë ndryshe, 60 për qind e kostove të universiteteve publike paguhen nga taksapaguesit dhe nëse përkthehet në shifra absolute, kjo do të thotë se çdo familje në Shqipëri paguan 60 euro në vit, që studentët shqiptarë të përfitojnë arsim publik të përballueshëm.
Por shumë grupe interesi, e madje edhe parti politike mendojnë se edhe ky subvencionim kaq i rëndë nuk mjafton. Në vend të kësaj ata kërkojnë arsim falas, që në rastin konkret nënkupton bërjen zero të tarifave dhe kalimin e të gjitha kostove tek taksapaguesit. Avokatët e arsimit të lartë falas thonë se kjo do të rriste aksesin e të varfërve në shkollim duke sjellë përfitime për të gjithë shoqërinë. Por në të vërtetë, arsimi i lartë falas bën të kundërtën. Ai ndëshkon të varfrit në favor të të pasurve.
Llogaria është e thjeshtë. Për një student nga rrethet kostoja minimale e ndjekjes së një universiteti për katër vite, përfshirë akomodimin dhe gjithë shpenzimet e tjera, llogaritet në 12 mijë euro. Nga këto tarifat zënë vetëm 1 mijë euro, ose rreth 8 për qind. Edhe sikur tarifat të bëhen zero, sërish një student që vjen nga një familje e varfër nuk do të kishte mundësi të financonte arsimimin dhe në vend të shkollës do detyrohej të punonte, ashtu siç ndodh edhe tani. Pra heqja e tarifave jo vetëm që nuk do të rriste aksesin e të varfërve në shërbimin arsimor, por përkundrazi do ngrinte në këmbë një skemë perverse, ku qeveria takson të varfrin që punon për të financuar falas arsimin e të pasurit që shkon shkollë. Kjo është arsyeja e parë se pse arsimi i lartë falas është një politikë e mbrapshtë, por jo e vetmja.
Në finale, arsimi i lartë është investim personal. Studentët shkojnë në shkollë sepse duke u pajisur me dije janë më të aftë në tregun e punës dhe rrjedhimisht fitojnë më shumë të ardhura. A duhet që investimi privat i një individi të financohet nga taksapaguesit, aq më keq nga të varfrit? Përgjigja është e qartë që jo.
Studentët kanë sot mijëra arsye për të protestuar. Ata kanë të drejtë të kërkojnë arsim më cilësor sepse sot qeveria po u shet një mall të skaduar. Kanë gjithë të drejtën të ngrenë zërin kundër korrupsionit dhe emërimeve shpesh nepotike të pedagogëve dhe drejtuesve nëpër shkollat publike, të kenë bibloteka më të mëdha, laboratorë shkencorë dhe sigurisht kushte më të mira akomodimi. Dhe këto duhet të jenë kërkesat e një proteste të drejtë dhe me moral. Ajo e arsimit falas, më së paku është e gabuar, por mbi të gjitha është një zhvatje e maskuar, ku të pasurit fusin duart në xhepat e të varfërve. Dhe kjo është hipokrizi.
Në një shoqëri të drejtë arsimi duhet të subvencionohet vetëm për ata që nuk kanë mundësi, shtresën më të varfër të popullisë. Dhe vetëm mbi bazën e meritokracisë, pra për studentët më ekselentë. Gjithë të tjerët duhet të paguajnë. Sepse edhe ata që kërkojnë arsim falas e dinë shumë mirë se në këtë botë nuk ka asgjë falas, por sërish joshen nga hipokrizia.
Next Post
Presidenti Meta takon personat me aftësi të kufizuar

Presidenti Meta takon personat me aftësi të kufizuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Transporti kërkon ndihmë nga qeveria, çmimi i karburantit rritet, qytetarët paguajnë faturën

Transporti kërkon ndihmë nga qeveria, çmimi i karburantit rritet, qytetarët paguajnë faturën

March 12, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

March 12, 2026
Deklarata e parë e Mojtaba Khameneit: Nëse armiku s’na dëmshpërblen, do të shkatërrojmë pronat e tyre!

Deklarata e parë e Mojtaba Khameneit: Nëse armiku s’na dëmshpërblen, do të shkatërrojmë pronat e tyre!

March 12, 2026
Rama për median turke: Vuçiç ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!

Rama për median turke: Vuçiç ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!

March 12, 2026
I dënuar për krime seksuale, ish-manjati amerikan: Më kanë rrahur, s’dua të rri më këtu

I dënuar për krime seksuale, ish-manjati amerikan: Më kanë rrahur, s’dua të rri më këtu

March 12, 2026
Punëtori 43-vjeçar humb jetën në një gurore në Dajt, arrestohet drejtuesi i fadromës

Punëtori 43-vjeçar humb jetën në një gurore në Dajt, arrestohet drejtuesi i fadromës

March 12, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Rrezikon deri në 5 vite burg/ Gjesti kërcënoi me armë pronarin e kompanisë muzikore…

March 12, 2026
Shqipëria prezanton progresin dhe reformat për barazinë gjinore në forumin e OKB-së

Shqipëria prezanton progresin dhe reformat për barazinë gjinore në forumin e OKB-së

March 12, 2026
Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

March 12, 2026
VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In