“Project One”, hiperautomobili i ri i Mercedes-AMG do të debutojë në muajin shtator në Frankfurt Motor Show.
Kështu ka konfirmuar shefi i kompanisë, Tobias Moers për “Motor1”, duke thënë se do të jetë diçka shumë speciale.
Hiperautomobili i ri do të ketë motor 1.6-litërsh me teknologji të bolidëve të Formula 1.
“Project One” do të dalë në shitje në fillim të vitit 2019 me rreth 1000 kuajfuqi, citon Koha. (b.an)