Për fat të mirë, tifozët që ndjekin Euro 2016 nuk janë të gjjthë huliganë e ngatërrestarë.
Shembulli më i mirë vjen nga Berlini. Një grup tifozesh bukuroshe të veshura vetëm me bikini, janë mbledhur e kanë kënduar himnin e Gjermanisë para Portës së Brandenburgut, të drejtuara nga modelja Micaela Schaefer, e njohur për daljet nudo në publik dhe e shpallur si muza e kombëtares, ashtu si në botërorin 2014.
Asgjë e re në këtë veprim të vajzave gjermane, megjithatë, me bikinit e vogla që nuk i lënë asgjë imagjinatës, sigurisht që nuk mund të kalonin pa rënë në sy.
D.I.