• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Himarjotët nga Greqia mund të përcaktojnë fituesin e 4 gushtit…

by Eduard Zaloshnja
22/07/2024 12:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Në zgjedhjet e prillit 2021, PS-ja mori 60% të votave në territorin e Bashkisë Himarë. Dhe ajo epërsi socialiste ishte autoktone bio, sepse prej rrezikut të Covid-19, shteti shqiptar i bllokoi kufijtë me fqinjët. Pra, zgjedhësit himariotë me banim në Greqi nuk mund të vinin për të votuar.

Po para pandemisë, si ishte situata elektorale në Bashkinë Himarë?

Më 2019, gara u zhvillua pa kundërshtarë, sepse opozita i bojkotoi zgjedhjet. Por më 2017, PS-ja mori 57% të votave në territorin e Bashkisë Himarë. Ndërsa më 2015, kur Dhionisios Alfred Petro Beleri (me origjinë nga Proganati i Tepelenës) ishte drejtpërdrejt në garë, vetëm 27% të votave mori, kundrejt 56% të votave që mori socialisti Goro…

Vijmë tani tek 14 maji i vjetshëm.

Ndryshe nga prilli i 2021 (kur kufijtë ishin të mbyllur prej pandemisë), vjet kush të donte mund të vinte nga Greqia etj., për të votuar në Himarë. Si rrjedhojë, pjesëmarrja u rrit në Bashkinë Himarë me pothuaj 2 mijë zgjedhës, krahasuar me pjesëmarrjen në zgjedhjet gjatë pandemisë.  Dhe Beleri, kandidati i mbështetur nga Berisha, Meta, Dule dhe politikanë grekë, përfitoi goxha më shumë nga kjo rritje e pjesëmarrjes, sesa Goro i mbështetur nga PS-ja. Kështu, për Belerin votuan 1560 zgjedhës më shumë se sa kishin votuar më 2021 për të gjitha partitë opozitare së bashku. Ndërsa për Goron votuan vetëm 380 zgjedhës më shumë se sa kishin votuar më 2021 për PS-në (shihni grafikun e mëposhtëm).

Po më 4 gusht çfarë mund të pritet?

Politikani i majtë veteran Tavo (me origjinë nga Dropulli) do të përballet me një ish-banor të Gjilekës së Dhërmisë (ka emigruar pas 1990-ës në Greqi e më vonë në Amerikë). Të dy kanë deklaruar me kohë se i përkasin etnisë greke, por njëri e ka provuar forcën e tij elektorale në 8 gara të sukseshme për deputet, ndërsa tjetri e ka për herë të parë një garë elektorale.

Në qoftë se më 4 gusht do të votojnë vetëm himarjotët e këtushëm, Tavo do ta ketë praktikisht të sigurt fitoren – historiku elektoral i Himarës dhe i politikanit Tavo të çojnë vetvetiu tek ky konkluzion. Por qenia hapur e kufijve dhe atmosfera e ndezur pas burgimit të Belerit, mund të bëjë që shumë himarjotë me banim në Greqi të vijnë për të votuar më 4 gusht. Dhe kështu, fituesi mund të përcaktohet nga numri i përkrahësve himariotë që secili kandidat mund të sjellë nga Greqia për të votuar atë ditë…

Next Post
Prapaskenat e tërheqjes së Biden nga gara për president

Prapaskenat e tërheqjes së Biden nga gara për president

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza: Trump-Von der Leyen: Takimi që shpëton apo “fundos” Europën?

Kur Perëndimi përçahet, gjëma ndihet edhe në Ballkan

January 26, 2026
“S’më linte të përdorja lavatriçen”, Kristina akuza vjehrrës: Ma ka larë vajzën jashtë në të ftohtë…

“S’më linte të përdorja lavatriçen”, Kristina akuza vjehrrës: Ma ka larë vajzën jashtë në të ftohtë…

January 26, 2026
Për herë të parë në histori, çmimi i arit kalon 5,000 dollarë

Për herë të parë në histori, çmimi i arit kalon 5,000 dollarë

January 26, 2026
11 viktima dhe miliona njerëz pa energji nga stuhia vdekjeprurëse në SHBA

11 viktima dhe miliona njerëz pa energji nga stuhia vdekjeprurëse në SHBA

January 26, 2026
Remitancat ndryshojnë hartë, Anglia dhe Gjermania “rrëzojnë” Greqinë

Remitancat ndryshojnë hartë, Anglia dhe Gjermania “rrëzojnë” Greqinë

January 26, 2026
Dita e sotme me reshje shiu dhe shtrëngata, verilindja dhe Alpet me reshje dëbore

Dita e sotme me reshje shiu dhe shtrëngata, verilindja dhe Alpet me reshje dëbore

January 26, 2026
Vizita në Izrael, Rama takim ‘kokë më kokë’ me Netanyahun, fjalim historik në Knesset

Vizita në Izrael, Rama takim ‘kokë më kokë’ me Netanyahun, fjalim historik në Knesset

January 26, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In