Një person është gjetur i vdekur në Himarë pas mesnate.
“Më datë 07.09.2018, rreth orës 00:43, në rrugën kryesore drejt Portit Himarë shtetasi F.Ç, 58 vjeç, është gjetur i pajetë në tokë”, raporton policia.
Nga hetimet e kryera si dhe nga kqyrja paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkaqe aksidentale. Dyshohet se shtetasi F.Ç aksidentalisht është rrëzuar ku dhe ka humbur jetën.
Ekpertët mjeko-ligjorë po kryejnë ekspertizën për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./a.m.