• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Himara, përtej… Shqipërisë dhe larg Greqisë

by Ben Andoni
02/11/2017 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Mjafton të ngjajë diçka në Himarë ose një problem i vogël, diku në fshatrat e saj, e ai do amplifikohet deri në pafundësi. Menjëherë kancelaritë diplomatike në Tiranë e Athinë vënë alarmin dhe mes vendeve tona rivendoset “normaliteti”, që do të thotë krizë. Më së shumti në zgjedhjet e përgjithshme por sidomos ato lokale, pastaj në incidente të etnisë dhe tashmë për pronat, të gjithë i janë qepur Himarës, duke e parë si objekt me të cilën mund të merren paq. Gjen anatema nga më të këqijat drejtuar himariotëve, futje turinjsh të politikanëve dhe akuza. Sa shumë akuza?!

Territori i bashkisë së Himarës është kthyer në një vend turistik të nivelit të parë në kushtet shqiptare, falë natyrës së bukur që përmbledh zonën e bregdetit dhe atë malore. Bash, e gjitha kjo, ka bërë lloj-lloj pasanikësh duke ditur konfuzionin me titujt e pronësive t’i qepen vendit për të fituar e fituar me çdo kusht. Po pse ndodh kjo? Të gjithë e dinë që kriza e Himarës është e përhershme, përderisa himariotët do të këqyren me syrin që shikohen sot nga të dy vendet kufitare.

Sot e kësaj dite, qeveria shqiptare me instrumentet e saj nuk ka arritur të realizojë procesin e regjistrimit fillestar të pasurive të paluajtshme në Bashkinë Himarë. Kjo do të realizonte jo thjesht njohurinë por dijeninë dhe autoritetin e plotë të të drejtës pronësore të banorëve të territorit të saj.

Greqia, ndërkohë, duke shfrytëzuar përkatësinë etnike të disa fshatrave të saj nuk lë vend pa krijuar problematika, që shpesh janë tejkaluar shëmtuar, duke e devijuar vëmendjen.

Qysh me 2004, USAID në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, u përpoq të fillonte realizimin e procesit të regjistrimit fillestar në Himarë. Ai dështoi për shkak të një protestë në fshatin Qeparo. Kjo bëri që procesi të mos realizohej dhe të stopohej. Në vitin 2013, iniciativën e mori OSBE-ja por sërish dështoi. Deri më sot e kësaj dite, titujt e pronësisë që janë në pjesën më të madhe të vendit, mungojnë në Himarë.

Më pak fjalë e gjithë hapësira e Bashkisë Himarë konsiderohet si një zonë e pamenaxhuar, kjo për arsye sepse nuk është i përfunduar procesi bazik regjistrimi fillestar i pronave. Një nga arsyet kryesore është fakti se autoritete lokale janë marrë më shumë me politizimin e problematikës dhe tërheqjen e vëmendjes sesa me punën konkrete, që kërkonte ky proces. Kështu plan-veprimet konkrete qeveritare janë penguar për kryerjen e regjistrimeve.

Ndërkohë që ligji i ashtuquajtur 7501 i referohet tokës bujqësore dhe kjo tokë në këtë zonë zë pak më shumë se 15 % të strukturës së tokës, që dominohet nga kullotat, vreshtat etj. Në vend të politizimit pa shkak autoritetet lokale duhet të mësonin e të realizonin të gjithë procesin dhe ligjet e shtetit, që u përkasin dhe jo të bëheshin palë. E teksa banorët stërhallen në problematika pafund, burokratët e Shqipërisë dhe Greqisë i janë përveshur njëri-tjetrit, bashkë me turmën e kompetentëve që shohin vetëm armiq ngado. Problemi i Himarës është një nga problemet e zakonshme me të cilat haset qytetari i thjeshtë shqiptar dhe që në fund mbyllet gjithnjë me fërkimin e duarve të pasanikëve të rinj, që dalin gjithnjë të fituar nga kinse kaosi, që kërcënon gjithnjë banorët e zakonshëm të Himarës. (Javanews)

 

Next Post
LIVE / Partizani i Beogradit – Skënderbeu

LIVE / Partizani i Beogradit - Skënderbeu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ndalen sherret me thika pranë shkollave – 13 vjeçari godet me mjet prerës të miturin në Sarandë

Përndjekje dhe plagosje, një në pranga dhe një në kërkim në Sarandë

April 7, 2026
Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

April 7, 2026
Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

April 7, 2026
Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

April 7, 2026
Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

April 7, 2026
74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

Aksident tragjik në autostradën Levan-Vlorë, humb jetën i riu

April 7, 2026
Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

April 7, 2026
Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

April 7, 2026
PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet lokale, Klosi mbledh kryebashkiakët socialistë në selinë rozë

PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet lokale, Klosi mbledh kryebashkiakët socialistë në selinë rozë

April 7, 2026
Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In