• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Himara në Mesjetë, shqiptare apo greke? Pëllumb Xhufi: I shkruanin Papës ‘ne himarjotët jemi bijtë e Skënderbeut’

by Java News
22/05/2023 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Himara është tema e nxehtë e këtyre ditëve të fundit. Historiani Pëllumb Xhufi ishte sot i ftuar në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila në DritareTv ku foli për Himarën e kohën e Mesjetës. Xhufi renditi disa arsye se përse Himara edhe në Mesjetë ka qenë e Shqipërisë dhe jo e Greqisë.

“Pa dyshim që ka qenë shqiptare. Ishte pjesë e një treve, ajo e Labërisë e cila përfshinte rreth 60 fshatra, ku zemra ishte Himara. Historia e Mesjetës së kësaj treve të Labërisë nuk mund të kuptohet pa Himarën. Himara ka qenë qendra e kryengritjeve. Mjafton të kujtoj unë një fakt. Mbas vdekjes së Skënderbeut, djali i tij Gjoni erdhi sepse e thirrën banorët e Himarës.

Ai shkoi bashkë me dy kushërinj të tij, dhe u vunë në krye të kësaj kryengritje. Kryengritja përfundoi me zënien rob të sanxhakbeut të Vlorës që vajti për ta shtypur atë kryengritje. Ata e zunë rob dhe e çuan si trofe te mbreti i Napolit. Po të shkosh sot në fshatin e Shirgjit, që dikur ishte qytet, do të shihni kishën e Shirgjit. Shirgji ka qenë një shenjtor i nderuar në trevat shqiptare, është edhe në Çamëri.

Kisha e Shirgjit ekziston akoma edhe sot dhe në postën e hyrjes ka të gdhendur dy shqiponja me dy krerë me kurorë mbretërore. Kjo ishte stema e pasardhësve të Skënderbeut nga Italia. Identifikimi i himarjotëve me familjen Skënderbeu vazhdon në vitin 1589-të i shkruan Papës, Gregori 13-të që: Ne himarjotët jemi bijtë e Skënderbeut, ne kemi luftuar me Skënderbeun dhe ai ishte mbreti ynë.”

Edhe më vonë ka dokumente pafund. Shumë prej tyre i kam përdorur edhe unë në një libër për arbrit e jugut që i kam gjetur në arkivat e Venedikut. Aty i ke me emra, edhe emra të sotëm që kanë himarjotët, por janë edhe letrat që i shkruanin vete, Bajliut të Korfuzit, mbretit të Napolit, mbretit të Spanjës e deri të mbreti i Austrisë, ku prezantohen gjithmonë si shqiptarë. Nuk prezantohen si popull me vete, e as si grekë.”, tha Xhufi

Next Post
E dhunoi për vite të tëra/ 43-vjeçarja ‘shpëton’, vret me biskota me drogë burrin 25 vite më të madh, dënohet me burg përjetë

E dhunoi për vite të tëra/ 43-vjeçarja 'shpëton', vret me biskota me drogë burrin 25 vite më të madh, dënohet me burg përjetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëzoi ankimimin e Ramës, zbardhet i plotë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ballukun

Rrëzoi ankimimin e Ramës, zbardhet i plotë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ballukun

March 3, 2026
Gjykata liron 4 protestuesit e Berishës, që i vunë zjarrin Vilës 31 dhe dhunuan policët

Gjykata liron 4 protestuesit e Berishës, që i vunë zjarrin Vilës 31 dhe dhunuan policët

March 3, 2026
Franca do të rrisë arsenalin bërthamor dhe forcon bashkëpunimin me aleatët evropianë

Franca do të rrisë arsenalin bërthamor dhe forcon bashkëpunimin me aleatët evropianë

March 3, 2026
Prej dy dekadash bën Reformën Zgjedhore në Shqipëri, Bylykbashi i PD: Duhet reformë e thellë të sigurojë barazinë e votës

Financimi i partive politike, Bylykbashi: Të ndërtojmë një sistem transparent dhe gjithëpërfshirës

March 3, 2026
Me pistoletë stilolaps me vete, arrestohet 32-vjeçari në Korçë

Me pistoletë stilolaps me vete, arrestohet 32-vjeçari në Korçë

March 3, 2026
Ambasadori i OSBE: Transparenca dhe sanksionet, kyçe për financimin e partive politike

Ambasadori i OSBE: Transparenca dhe sanksionet, kyçe për financimin e partive politike

March 3, 2026
Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pas ngjarjeve në Iran?

Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pas ngjarjeve në Iran?

March 3, 2026
Plazhi që “transformohet” në pasqyrë, fenomeni unik në Japoni që po mahnit botën

Plazhi që “transformohet” në pasqyrë, fenomeni unik në Japoni që po mahnit botën

March 3, 2026
“Nuk duam të vrasim Trumpin”, Irani u jep garanci me shkrim amerikanëve

Si të mendojmë për luftën e Trump me Iranin

March 3, 2026

Gjyqi ndaj Veliajt, caktohet data e seancës së parë në GJKKO

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In