Nga Panajot Barka
Nuk ka mbetur më asnjë mundësi për të fshehur faktin se ajo qe po ndodh në zonën e Himarës, të Bregut dhe më gjerë, të Jugut, përbën një krim të rendë, të organizuar dhe shumëplanesh me pjesëmarrjen e shtetit.
Tani mund të thuhet pa frikë se si “plani zhvillimor” anarkik i projektuar fillimisht prej Berishës, ashtu dhe ky “strategjik”, apo “ i zhvillimit urban” i Ramës, kanë të njëjtin destinacion. Zhbërjen e Himarës dhe të të gjithë Bregdetit në identitetin e tyre diakronik dhjetra shekullor, etnokulturor, antropologjik, social, si vijë e drejtë autoktonie, apo si bashkegzistence. Mund të duket se shteti, nën presionin e krimit të organizuar ka renë, por e vërteta thotë së shteti është në aleancë të dukshme me të në realizimin e krimit shekullor.
Himara ka një histori, një kulturë, një arkitekturë dhe infrastrukturë, një identitet që shkon deri te krijimi i miteve të para. Aty haset gjuha e dorikeve dhe udhëtimet e Odisesë. Fanepset Cezari dhe intrigat e para të një perandorie moderne, bastion i pasardhësve të Skenderbeut dhe rezistenca me jetëgjatë kundër perandorisë Otomane, djepi i polifonisë së sotme popullore, bashkegzistenca e indentiteve e formësuar në këtë realitet dhe në kozmopolitizmin e njohur himariot. Te gjitha këto cilësi, por edhe të tjera, janë të misheruara në një natyrë magjepsese, ku deti i dorezohet malit dhe mali qielllit. Komuniteti himariot u bë bartës, administrator dhe krijues i këtyre vlerave.
Nëse sot dikush do të donte të ngrinte këtu një vlerë të re, turizmin elitar, kishte vetëm një rrugë, të respektonte këtë realitet tradicional himariot e bregdetas deri në Ksamil e Butrint. Të gjitha vendet me kulturë të zhvilluar në botë, që kanë dashur një turizëm elitar ndryshe dhe me vlera të larmishme, e endërrojnë një rast si Himara dhe Bregu. Tek ne po ndodh totalisht e kundërta. Kjo perlë i është dorëzohet krimit, produkt i logjikës së të cilit është një krim me i rendë.Shteti pasi toleroi krimin e organizuar të grumbullonte shuma marramendëse parash të zëza, e adresoi dhe e joshi atë për tek gjahu, perlën e Bregut. Dhe nuk e bëri këtë, as se nuk përballonte peshën e tij, as më keq, për të krijuar një vlerë të re turistike. Krimi i organizuar u bë mjeti më efikas dhe më i fuqishëm për të zhbërë Himarën dhe Bregun. Në të u mobilizuan si falanga drejtuese medjat, drejtësia, ligjvenësit, egzekutivi. Në këmbim të këtij angazhimi u bë përvetësimi i një pjesë sado të vogël Himareje. (!)
Shteti mund të mirrte masa për të mbrojtur natyrën dhe mjedisin himariot e të bregut, por bëri të kundërtën. Mund të mirrte në mbrojtje arkitekturën tradicionale dhe identetare të Himarës, por ua dorëzoi fadromave, betonierave, mamutheve. Në vend që të mirrte në mbrojtje dhe të restauronte godina 400-500 vjeçare, shteti, në emër “të interesit publik” i prish ato, për të ndërtuar parkingje, hotele gjigjante, apo plazhe sipas projekteve të huaja.
Detyrë e shtetit është të mbrojë vlerat që krijon shoqëria e individi dhe t’i vejë në shërbim të komunitetit dhe të shoqërisë, pikësëpari, t’i mbrojë qytetarit pronën e vet.
Në rastin e komunitetit himariot shteti u rreshtua hapur me palën e krimit, toleroi dhe inkurajoi strukturat grabitese të pronës së anëtarëve të këtij komuniteti, për të ndërtuar godina mamuthe që vrasin kulturën shekullore.
Detyrë e shtetit është të mbrojë interesat e komunitetit himariot, pavarësisht nga përbërja e tij etnike. Ky s’ është detyrim vetëm në respekt të ligjit, por që rrjedh prej faktit se Himara dhe Bregu nuk mund të egzistojnë pa komunitetin e tyre. Bëhet fjalë për atë komunitet i cili në shekuj, përmes djersës e gjakut, luftës dhe paqës, urisë dhe skamjës krijoi harmoninë midis natyrës dhe njeriut himariot, atë që ne sot i themi perla e Jonit. Shteti nëse donte të zhvillonte këtu turizmin elitar, ose nëse thjeshtë donte të zhvillonte këtu turizmin, rruga e vetme ishte të mbështeste komunitetin vendas.
Ata që zbresin rishtas në Himarë, me një torbë me para dhe me një ferman pronari, ata, që, nuk dinë ç’është deti, por ndërtojnë në gjiret e vogla të Himarës, atje që flenë mitet, dhe traditat shekullore, mamuthet e betonta, ata janë në të vërtetë “pushtues” të Himarës dhe Bregut. Si çdo pushtues do të përcjellë këtu kulturën e vet që në rastin tonë është kultura e krimit dhe e parasë së pistë. Kërkon eliminimin e banorëve autoktonë. Menyra është sa e thjeshtë aq dhe e njohur. Mënjanimi nga jeta vitale e Himarës, duke i hequr pronën, duke i tjetërsuar identitetin.
Kjo lëxohet edhe në investimin shtetëror për krijimin e zonave historike dhe në rikonstruksionin e rreth 500 objekteve me vlera kulturore. Kjo pasi, mamuthet e betonta që kontrollojnë zonën e bregut të detit nuk kanë asnjë lidhje dhe interes për këto vlera. Këshu që pjesa e traditës do të izolohet nga kondaktet me detin jetëdhenës dhe deti i kontrolluar nga mamuthet nuk do të ketë nëvojë për përvojën shekullore e komunitetit himariot. Që do të thotë se harmonia e vlerave midis njeriut dhe mjedisit, midis vet natyrës, apo midis vet komunitetit, fragmentarizohen dhe përballen me të humburin fatal komunitetin himariot. Që do të thotë se merr fund identifikimi i himariotit vetëm me lirinë dhe Himara ndjehet për herë të parë e pushtuar, nga krimi i organizuar dhe shtetëror. Pas kaq shekujsh zhvillimi të identitetit të vet etnokulturor ngjizur me natyrën dhe mjedisin, shteti i vet hakmerret me zhbërje të tij.
Për shkak të dorës së zgjatur të shtetit të tij, është hëra e parë në historinë e vet që komuniteti himariot nuk mund të lë mënjanë mosmarrveshjet e keqkuptimet e vogla midis veti për të përballuar këtë “pushtim” joshës.
Dihet se faktori i vetëm që mund të pengojë këtë baterdi është faktori ndërkombëtar. Ashtu siç dihet se ky faktor tregon sensibilitet maksimal kur konstaton se preken të drejtat e një minoriteti etnik (jo thjeshtë të drejtat e njeriut).
Në rastin kongret shteti dhe mjetet e komunikimit publik u interesuan me kohë që komunitetit grek të Himarës t’i mohohej egzistenca, me qëllim defaktorizimin e tij në terrësi. Pavarësisht se shumica shqiptare nuk iu kundërvu hapur faktorit minoritar grek në Himarë në kërkesat e tij për mbrojtjen e pronës së vet, është fakt i dhimbshëm se kjo shumicë, nën presionin e akuzës së “mbron” grekun, nuk guxoi as të artikulonte të njëjtën kërkesë dhe as të bashkohet me kërkesat e pjesës greke të komunitetit himariot.
Nga ana tjetër shteti ka arritur të penalizojë drejtuesit dhe përfaqësues të këtij komuniteti dhe këta në vijim ose u benë mjet për përçarjen e tij, ose u shndërruan në faktorë për grabitjen dhe tjetërsimin e pronës së pjesëtarëve të tij.
Shumë mirë ata mund të identifikohen si ana tjetër e medaljës në bashkëpunimin me krimin, madje pse jo dhe me doza me të rrezikshme. Nuk bëhet fjalë vetëm për ata që dje u benë mashë për tjetërsimin e pronës himarioteve dhe sot morën flamurin për mbrojtjen e tyre, por edhe për ata që për shkak të fajit të tyre sot nuk “kanë mundësi” të venë pikat mbi “i” dhe ngrenë zërin me forcë për të zbuluar në themel thelbin e krimit të organizuar e shtetëror në Himarë e në Bregdet.
Ditët e fundit iu dha publicitet disa takimeve të zyrtareve te qeverisë, duke përfshirë edhe kryeministrin, me “përfaqësues” të komunitetit grek në Himarë. Këto “evente” u klasifikuan si kulmim i presionit të gjithanshëm mbi qeverinë për zgjidhjen e problemit të Himarës. Në fakt aty nuk bëhej fare fjalë për terësinë e problemit në Himarë, por për një pjesë fare të vogël të tij. Për dëmshpërblimin e plotë, apo të pjesëshëm, me dokumenta apo padokumenta të 19 objekteve, apo edhe e disa trojeve, që parashikohen të shëmbën nga zbatimi i projektit rehabilitues të Himarës së vjetër. Pra, nga mbarsja e malit po na pillet një mi! Dhe kjo pjellë shkon në interes të krimit të organizuar në Himarë, pasi bëhet fjalë për një zhvendosje të vemendjes nga plaga e madhe përgjegës për të cilën është krimi i organizuar, tek një puçer, për të cilin fajin (që pronarët nuk kanë dokumenta që të mund të demshpërblehen e kanë ata që bërtasin për shkelje të drejtash). Probemi bëhet më i rendë, kur po të njejtë personazh arrijnë dhe mashtrojnë edhe faktorin ndërkombëtar.
Eshtë pikërisht ky realitet përfaqësimi i komunitetit grekohimariot (por edhe rendesa e krimit të organizuar) që ka detyruar shumë personalitete himariote në Himarë dhe mbarë Shqipërinë, ta kenë lenë përfaqësimin e tyre dhe luftën për të drejtat e tyre dhe të ardhmën e Himarës, disa hidraulikeve, elektricisteve dhe çirakeve të tyre.
Po ashtu i dyshimtë mbetet fakti, që ndersa ky krim i organizuar është përhapur në të gjithë Bregun nga Himara në Butrint, çeshtja, madje në formë të deformuar, fokusohet vetem tek Himara. Kjo përbën nje arsye tjetër për të lëjuar dorën e lirë të krimit të organizuar e shtetëror të veprojë me më lehtësi në pjesët e tjera të bregdetit të Jugut.