• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Himalaje/ Vazhdon misteri i pazgjidhur i liqenit “të skeleteve”

by Java News
10/07/2021 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një lartësi marramendëse prej 4800 metrash në Himalaje, ndodhen skeletet e 300-800 personave në liqenin Roopkund, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e antropologëve dhe shkencëtarëve në të gjithë botën, shkruan BBC.

Në 1942, Madhwal, një ekspert indian i pyjeve, zbuloi qindra skelete njerëzish të grumbulluara në dhe rreth liqenit Roopkund. Ai raportoi menjëherë autoritetet për zbulimin e çuditshëm – një liqen misterioz, ku midis 300 deri në 800 njerëz pësuan një fund tragjik – dhe Himalajet e ftohta vazhduan të ruajnë mbetjet njerëzore.

Në fund të viteve 1950, zbulimi makabër u bë i njohur për publikun, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve madje hetimet vazhdojnë edhe sot, raporton abcnews.al

Një tjetër teori sugjeron që disa nga eshtrat janë të ushtarëve indianë, të cilët u përpoqën të pushtonin Tibetin në 1841 dhe u mundën. Më shumë se 70 prej tyre u detyruan më pas të ktheheshin për në shtëpi mbi Himalaje dhe vdiqën gjatë rrugës.

Megjithatë, një tjetër teori supozon se kjo mund të ketë qenë një “varrezë” ku ishin varrosur viktimat e një epidemie. Në fshatrat në zonë, ka një këngë popullore që flet për mënyrën sesi Hyjnesha Nanda Devi krijoi një stuhi breshëri, e cila vrau njerëzit që kalonin liqenin.

Studimet e hershme të skeleteve kanë zbuluar se shumica e njerëzve që vdiqën ishin të gjatë – “më shumë se shtat mesatar”. Shumica e tyre ishin të moshës midis 35 dhe 40 vjeç. Një studim i fundit pesë-vjeçar, që ka përfshirë 28 bashkautorë nga 16 institucione me bazë në Indi, SHBA dhe Gjermani, zbuloi se të gjitha këto supozime mund të mos jenë të vërteta.

Shkencëtarët analizuan mbetjet e 38 trupave, duke përfshirë 15 gra, të gjetura në liqen. Disa prej tyre datojnë rreth 1200 vite më parë.

“Ende nuk është e qartë se çfarë ndodhi në Liqenin Roopkund, por tani mund të jemi të sigurt se vdekjet e këtyre individëve nuk mund të shpjegohen me një ngjarje të vetme”, thotë Eadaoin Harney, autori kryesor i studimit dhe student doktorature në Universitetin e Harvardit.

Por më interesante janë gjetjet e studimit gjenetik në 2010: viktimat janë të larmishme. Tridhjetë e tetë mostra nga mbetjet skeletore të ruajtura në Kolkata, Indi u dërguan në 16 laboratorë në të gjithë botën për analiza gjenomike dhe biomolekulare.

Rezultatet e studimit pesë-vjeçar, të botuar në 2019, tronditën botën. Një grup njerëzish kishin gjenetikë të ngjashme me njerëzit e sotëm që jetojnë në Azinë e Jugut, ndërsa tjetri “i lidhur ngushtë” me njerëzit që jetojnë në Europën e sotme, veçanërisht ata që jetojnë në ishullin grek të Kretës.

Dëshmia e re që tregon për praninë e grupeve me origjinë jo-indiane në liqenin Roopkund ishte një tronditje, pasi nuk ka ndonjë dëshmi historike për të shpjeguar se kush ishin këta njerëz dhe çfarë po bënin në skajet e Himalajeve.

Asnjë armë apo mallra tregtarë nuk janë gjetur në vend – liqeni nuk është i vendosur në një rrugë tregtare. Studimet gjenetike nuk kanë gjetur prova të pranisë së ndonjë patogjeni antik bakterial që mund të cilësohet si një shpjegim për shkakun e vdekjeve.

Sipas studiuesve disa mbishkrime në tempujt lokalë datojnë midis shekullit VIII-X, ” dhe ata besojnë  se një pjesë e trupave mund të jetë të një pelegrinazhi masiv. Me kalimin e viteve, skeletet janë marrë nga tregtarët duke i vendosur në shtëpi si suvenire. Por misteri i skeleteve është ende enigmë sot pavarësisht përparimit të shkencës.

Por si mbërritën në malet më të larta të Indisë disa njerëz nga Mesdheu lindor? Për këtë, shkencëtarët nuk kanë ende përgjigje, madje kanë më shumë pyetje se sa përgjigje./ abcnews

g.kosovari

Next Post
Emisioni investigativ/ Gruaja jep dëshmi të rreme për të dashurin, e pëson me burg taksisti

FOTO/ Policia gjobiti të birin me 10 mln lekë dhe e shoqëroi në Komisariat, i ati pëson infarkt dhe ndërron jetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In