Hillary Clinton e bën sus FBI. Duhet t’i dorëzojë serverin e saj privat
Hillary Clinton ka rënë dakord që t’ua dorëzojë hetuesve të FBI-së serverin personal të postës elektronike, që ajo e kishte përdorur gjatë kohës sa ishte sekretare Shteti. Më parë, kandidatja e demokratëve për zgjedhjet presidenciale ia kishte dorëzuar mijëra faqe me e-maile Departamentit të Shtetit, por asnjëherë serverin, pasi u zbulua se e kishte pasur një të tillë personal në shtëpinë e saj në Neë York.
Pas zbulimit se Clintoni ka dërguar mesazhe me postën e saj personale, pati një breshëri kritikash, pasi edhe niveli i sigurisë në atë mënyrë është shumë më i dobët. Gjithsesi, hetuesit tani do të mund të shohin se çfarë sigurie kishte serveri personal i Hillary Clintonit dhe pastaj do të dalin me përfundime









