Kërkesa vjen pas pretendimeve të Moskës se Ukraina po rrit në mënyrë të qëllimshme provokimet në linjën e kontaktit me Rusinë duke kërkuar ndërhyrjen e Perëndimit.
Kremlini ka arritur deri aty sa të paralajmërojë përmes zv.ministrit të Jashtëm, Sergei Rybakov se situata rrezikon të rikthehet në kushtet e viteve ‘80 të shekullit të kaluar me ballfaqim sistemesh raketore.
Ajo çfarë po ndodh në të vërtetë është mosleximi i synimeve të rivalit, teksa p.sh në Perëndim po e shohin lëvizjen e Rusisë jo vetëm si manovër për të testuar vendosmërinë e Aleancës, por edhe për të çuar në krizë ushtarake dhe prag lufte.
Një premisë për ta bërë këtë po sipas mediave perëndimore është largimi i Angela Merkel, që lë një boshllëk të madh në komunikimin mes dy blloqeve.
Nëse të gjitha këto janë shqetësime apo sinjale të lojërave taktike që sa vijnë e shtohen, mungëesa e një marrëveshjeje që do të rregullonte konsideratat e të dyja palëve, rrezikon të kthehet në një situatë kërcënuese strategjike. Në një interevistë për RT, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov ka cilësuar tekstualisht se:
“Heshtja e Perëndimit për kërkesën e Rusisë për moszgjerimin e NATO-s në Lindje është sot ndoshta pyetja më e rëndësishme”.
Ky raport vjen e merr më shumë rëndësi ndërkohë që në dekadën e fundit është diskutuar përherë e më shpesh fakti se Europa shkon drejt realiteteve që i paraprinë Luftës i Botërore. E cila ndër të tjera shpjegohet se nisi edhe për shkak të keqllogaritjeve të synimeve të rivalit, duke krijuar një zinxhir ngjarjesh tragjike, pergatiti TEma.