• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hije dyshimi me emërimet e gjyqtarëve të Gjykates së Apelit Administrativ

by A R
03/06/2016 16:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Në valën e denoncimeve mbi kompromentimin e dy gjyqtarëve, Arjan Qafa dhe Enkelejda Metaliaj, pjesë e trupës gjykuese të çështjes së pallateve te Diga e Liqenit, të tjera fakte që i fryjnë më tej këtyre akuzave kanë dalë në dritë. Procedurat e ndjekura për përzgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Administrative të Apelit hedhin hije të forta dyshimi se procesi i emërimit mund të ketë rënë pre e influencave të jashtëligjshme.
Në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë datë 7 Mars 2016, e drejtuar nga Presidenti Bujar Nishani, u shqyrtua kërkesa e Ministrit të Drejtësisë për të shtuar 6 gjyqtarë në Gjykatën Administrative të Apelit me arsyetimin se volumi çështjeve ishte shumë i lartë.
Në listën e 33 gjyqtarëve, të cilët në bazë të testimit të vitit 2013 përmbushnin kriteret për konkurim në Gjykatën Administrative të Apelit, vihet re se disa nga gjyqtarët që kanë marrë numrin më të lartë të votave në KLD, janë ata të cilët kanë qenë në fund të renditjes për sa i përket pikëve të marra në testim.
Arjan Qafa, i cili është edhe një nga anëtarët e trupës gjykuese në çështjen e pallateve te Diga e Liqenit, është renditur me 80 pikë në vendin e 30 nga 33 në testimin seleksionues. Ky fakt duket se nuk e ka ndalur atë të marrë 7 vota nga 10 anëtarët e KLD.
Përpos kësaj, shihet se gjyqtari Arjan Qafa për periudhën 2007-2009 është vlerësuar profesionalisht vetëm me notën “Mirë”, çka e bën edhe më të pazakontë emërimin e tij në një post aq të lartë si ai i gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Apelit. Ky vlerësim i dobët, përkon edhe me faktin se ILDKP e ka kallëzuar gjyqtarin Qafa në Prokurori për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë.
(Duhet theksuar se në sistemin tonë gjyqësor ekziston ende absurditeti që për t’u emëruar gjyqtar në vitin 2016, shqyrtohet vlerësimi profesional i vitit 2009, pasi KLD pretendon se nuk zotëron kapacitetet për të kryer edhe një vlerësim aktual të performancës. Ky absurditet është përmendur edhe në progres-raportet e Bashkimit Europian dhe raportet e Këshillit të Europës për gjëndjen e gjyqësorit në Shqipëri.)
E njëjta situatë vihet re edhe me gjyqtaren Enkelejda Metaliaj (e akuzuar për lidhje familjare me njërin nga aksionerët e Gener 2 që po ndërton pallatet te Diga e Liqenit), e cila edhe pse kishte marrë pikët më të ulëta në testim, së bashku me Fatmira Hajdarin (72 pikë), arriti të sigurojë 9 nga 10 vota në KLD për t’u emëruar gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit.
Për habi, gjyqtarët e emëruar me këtë praktikë abuzive në Mars 2016, e fillojnë punën e tyre me dosjen e parë atë të pallateve te Diga e Liqenit, e cila u kalua jashtë rradhe për gjykim. Një dyshim i cili është bërë menjëherë publik nga Bashkia e Tiranës.
Nga ana tjetër, shihet me keqardhje se nga lista e dhjetëshes së gjyqtarëve me pikët më të larta në testim, vetëm 1 gjyqtare arriti të marrë votat e mjaftueshme për t’u emëruar.
Në dritë të fakteve të mësipërme, mund të kemi të bëjmë me një shkelje të vendimit 299/1 dt.30.11.2012 të KLD “Për Proçedurat e Përzgjedhjes së kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë dhe Apelit” ku në nenin 15 përcaktohet qartë se: “KLD-ja përzgjedh kandidatët që kalojnë me sukses testimin seleksionues, duke mbajtur parasysh rezultatet e testimit seleksionues.”
Siç mund të shihet, jo vetëm që rezultatet e testimit nuk janë marrë parasysh, por praktikisht mund të thuhet se gjyqtarët që promovon ky sistem janë ata të cilët dalin më dobët në testime. Të gjitha këto prova ngrejnë pikëpyetje të mëdha të cilat Presidenti Bujar Nishani, në cilësinë e kryetarit të KLD, do të duhet të japë shpjegime.
Bashkia e Tiranës prej kohësh kërkon shmangien e gjyqtarëve Arajn Qafa dhe Enkelejda Metaliaj nga procesi gjyqësor në lidhje me pallatet te Diga e Liqenit, e me ç’shihet, provat e reja i japin të drejtë Bashkisë. (javanews.al / r.a)
a5add2b6-ec7d-4f23-8229-3a6934a1133525f3be3d-6f1e-42ca-a87b-e3e479995da0
d440a17a-2e6e-474d-955b-6ecab633fbe4
Next Post

Serbia akuzon Ramën për "pretendime territoriale"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

April 1, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

April 1, 2026
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

April 1, 2026

Në PD s’ka ngelur njeri as për të të rrahur

April 1, 2026
Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

April 1, 2026
Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In