Hija e zezë e Kalifatit mbi Europë dhe Shqipëri
Një hartë e frikshme zbulon planin e ISIS për të pushtuar botën deri në 2020. Grupi terrorist synon të kontrollojë Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe një pjesë të Europës, siç duket në hartë. Në hartë, Shteti Islamik duket se merr nën kontroll gjithë Ballkanin, pjesë e së cilës është dhe Shqipëria, duke e quajtur me një emër tjetër “Orobpa”.
Andrew Hosken, një gazetar i BBCsë, është autori i një libri të ri që titullohet: “Mbretëria e frikës: Brenda Shtetit Islamik”, që përfshin dhe një hartë ku vizatohen zonat që ISIS ka në plan t’i marrë nën kontroll. Kalifati, regjimi që qeveriset nga ligjet e Shairas, do të marrë shtetet nga Spanja në perëndim deri në kufijtë e Kinës në lindje.
Anadalus është emri arabik që do i vendoset një pjesë të Spanjës, Portugalisë dhe Francës, të cilat u pushtuan nga maurët nga shekulli i 8të deri në shekullin e 15të. Ndërkohë që Orobpa do të quhet Ballkani. Qoqzaz është emrin në arabisht i Kaukazit. Ky rajon përfshin Rusinë dhe disa shtete të vogla. ISIS tashmë ka 50 mijë anëtarë dhe disponon asete dhe të ardhura në shumën e 2 miliardë dollarëve, kjo falë kontrollit që kanë të fushave të naftës dhe të gazit në Irak dhe në Siri. Hosken thotë: “Duan të marrin atë pjesë të botës, të cilën e shikojnë si bota myslimane. Me ta marrë, planifikojnë ta vënë kundër pjesën tjetër. Ata parashikojnë të kenë gjithë botën nën sundimin e tyre”.
Tashmë kanë destabilizuar Irakun dhe Sirinë dhe po përpiqen të destabilizojnë Arabinë Saudite dhe Libinë, dhe së fundmi shkatërruan dhe industrinë dhe turizmin e Tunizisë. “Sa më gjatë të vijojnë aq më shumë kanë mundësi të zhvillojnë armët e tyre kimike dhe biologjike. Ky është shqetësim. Nëse do të dispononin armë të shkatërrimit në masë, ata do t’i kishin përdorur. Nuk ka asnjë pikë dyshimi për këtë”.
Pavarësisht mendimit se ISIS është një organizatë e re terroriste, origjina e tyre dekada më përpara Hosken zbulon se Abu Musad al Zarqaqi, i cili themeloi grupin terrorist, i cili më vonë do të bëhej ISIS, në 1996 përshkroi një plan prej 7 hapash, që do çonte në fitoren e muslimanëve në 2020. Ai tha: “Ishim kaq afër t’i shkatërronim në 2010 2011”. “80% e liderëve të tyre janë arrestuar ose vrarë. Por nuk arritëm dot t’i shkatërronim të gjithë dhe tani janë kthyer si kanceri”, thotë Hosken. David Cameron po përballet me thirrjet për të dërguar forca në Irak dhe Siri por Hosken paralajmëron: “Siç shihet nga plani 7 pikësh, Shteti Islamik do të preferonte ta pushtonim. Më pas do të thërrisnin myslimanët në të gjithë botën t’i bashkohen atyre”. Ata mendojnë se shumë muslimanë në të gjithë botën do të shohin se feja e tyre është nën sulm dhe do i bashkoheshin Shtetit Islamik. Për ta do të ishte një makineri e madhe rekrutimi. Ata duan këtë. Emri i revistës së tyre është “Dabig”, që është qytet në Siri ku do bëhet beteja finale mes tyre e Perëndimit do të bëhet.
Pra mund të jetë një kurth. Por në të njëjtën kohë ka shumë njerëz që thonë se nëse nuk shkojmë, atëherë do të mbërthehemi nga Shteti Islamik pasi sulmi ajror nuk do të funksiononte. Jemi mes një dileme të madhe. Mirror/Ora










