• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hija e Maradonës që vijon të mundë Messin

by A R
28/06/2016 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse një gur bie mbi një plesht, ai e shtyp atë. Kur bëhet fjalë për Argjentinën, guri është Maradona dhe Messi është më shumë se kurrë, pleshti. NUk çan përpara, nuk depërton, nuk vendos dhe mbi të gjitha, nuk fiton. Maradona po. Në mënyrë paradoksale, edhe tani. Kjo është “shenja” që do të mbetet përjetë në mes të të dyve. Maradona ka fituar titullin e botës, Messi asociohet me katër finale të humbura, tre të Kupës së Amerikës dhe një Kupë Bote. Përshkrimi i Maradonës është Argjentina dhe Napoli. I Messit është vetëm Barcelona, e cila është si halë për sytë e argjentinasve.

Çdo herë që i zhgënjen, e konsiderojnë një lloj argjentinasi të rremë, apo gjysmë spanjolli që ka tradhëtuar një fëmijë, dhe ndoshta janë budallenj që imagjinojmë se ai mund të tërheqë me vete një vend, të cilin as nuk e ndjen të tijin. Sa i përket madhësisë, gjithësecili mund të mendojë çfarë të dojë. Messi ka shënuar më shumë, shumë më tepër, dhe në një futboll dyfish më të shpejtë ka treguar bukuri futbollistike që Maradona i ofronte me raste, duke i lejuar vetes pauza të gjata dhe rraskapitëse, në jetën e tij në klube.

Por argjentinasve as u bëhet vonë për këtë. Maradona është atdheu dhe ëndrra e realizuar në emër të të gjithëve, një ëndërr e përbashkët. Messi është fjala që shpreh mungesën. Maradona udhëhoqi Argjentinën në majë të botës. Edhe Videla ia kish dalë. Por triumfi pa ndihmë (përveç dorës së Zotit), është kaq e bukur dhe e fortë, kaq shumë e vërtetë, saqë i pari pothuajse zhduket. Maradona është një udhëheqës i përjetshëm, Messi një akrobat akullt ose një automat i përsosur.

Këtë mendojnë në Buenos Aires dhe ndoshta edhe në Rosario, ku ka lindur Messi. Argjentinasit kanë dëgjuar më shumë mbi Tevezin se sa Messin, ata preferojnë më shumë zemrën dhe plagët, se sa këmbët. Eshtë edhe një problem mesazhi, komunikimi vlerash, ndjenjash dhe përkatësie. Dhe në këtë drejtim, me atë fanelë, ndonëse përfaqëson futbollin në formën e tij më të pastër, Messi del i mundur. Ai ka shënuar më shumë se të gjithë me kombëtaren, 55 gola, një më shumë se Batistuta, Maradona vetëm 34, por me një tjetër forcë emotive.

Dhe Messi nuk është i vetmi kampion që ka dështuar (në këtë pikë pa “të drejtë apelimi”, ashtu si do të jetë për Ibrahimovicin) me ekipin e tij kombëtar. Johan Cruijffi ka ndryshuar historinë e futbollit, por nuk arriti të fitonte asgjë me Holandën, iu afrua, ndoshta e meritonte, por ata që fituan me fanelën portokalli ishin Gullit dhe Van Basten, mbase pasardhësit e tij më shkëlqyes.

Messi nuk është as edhe trashëgimtar i Maradonës. Eshtë e kundërta. Zico ishte një nga interpretuesit më të mëdhenj të “objektivitetit të ri” në futbollin brazilian, njeriu i duhur pas Pelesë, ashtu si Falcao. Por që të kthehej të fitonte, Brazili kishte nevojë Dungën, për shpatën në vend të mburojës. Drama e “legjendës”, që nuk fiton me kombëtaren dhe që i jep fund me një njollë në fletore, është që mundësi për të fituar me kombëtaret ekzistojnë shumë pak. Turne të rrallë dhe pak a shumë të njëjtat skuadra për t’iu kundërvënë.

Varet nga fati i mirë për të qenë pjesë e një cikli apo aftësia për ta kushtëzuar atë. Baggio nuk fitoi, as Ronaldinho, dhe ndoshta nuk do të fitojë as Neymari. Raul u la jashtë nga trajneri Aragones që para se të niste epoka e artë e Spanjës në vitin 2008. Ka njerëz të mëdhenj që kanë pasur fatin e keq që kanë përfaqësuar vendet e vogla, si Shevchenko dhe Drogba. Pushkashi duhej të kënaqej me një medalje të artë olimpike.

Messi të ngushëllohet: është në shoqëri të keqe. Eshtë një tip pakëz më i gjatë, i egër dhe i talentuar sa ai ose pothuajse, një bashkëkohës i tij, që ashtu si ai do ta ketë të vështirë të fitojë ndonjë gjë me kombëtaren. Këto ditë ai tip është ende në lojë. Të paktën kaq. Por historia thotë se kombëtarja e tij është një tjetër projekt cilësie që nuk ngrihet asnjëherë. Ashtu si Argjentina e viteve të fundit është gjithmonë në prag të marrjes së kënaqësive në emër të një populli të tërë, mbi të gjitha me atë në fushë. Por gjithmonë e lë popullin të zhgënjyer. E kemi fjalën për Portugalinë dhe ky tipi quhet: Cristiano Ronaldo.

La Repubblica- Bota.al

Next Post

Humbi mocionin e mosbesimit, kreu i Laburistëve Corbyn rrefuzon largimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

January 16, 2026
Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

‘Po më ndjek një makinë’! Qytetari ‘alarmon’ Policinë në Vlorë, çfarë rezultoi pas verifikimeve

January 16, 2026
“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

January 16, 2026
Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

January 16, 2026
Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Mediu: Opozitës i duhet kandidat gjithëpërfshirës, jo një punëtor partie

Mediu: Rama nuk i do më as ministrat dhe as kryebashkiakët. Synon që…

January 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Vetëm Thoma Gëllçi bëri Televizion Publik konkurues

January 16, 2026
Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

January 16, 2026
“Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im”, Shehi: Mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua

“Rama me Kinën, si Enveri me sovjetikët”, Shehi: Ja simbolika e mbledhjes te Pallati i Brigadave

January 16, 2026
Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

January 16, 2026
Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In