• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hija, e errëta e personalitetit tonë, ndonjëherë fiton në dinakërinë e saj

by A R
09/08/2022 10:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“… nuk ka dyshim se njeriu është më pak i mirë nga sa e imagjinon veten apo dëshiron të jetë. Secili mbart një hije… Karl Jung

Çdo gjë që mësojmë nga edukimi dhe normat morale të shoqërisë si të ” keqe”, është pjesë e Hijes tonë. Disa mundohen ta mbajnë nënshtruar përmes kontrollit, disa e shfaqin në momente tensionimi e disa të tjerë identifikohen me të duke u kthyer në “ujqër” e “kuçedra”.

Çdonjëri ka hijet e veta. Nuk ka “të mirë” apo “të keq”. A nuk merr “djali i mirë”  vendime dhe zgjedhje të dobëta që dëmtojnë njerëzit që duan? A nuk keni parë një  veprim me zemër nga një “kriminel”? Nuk ke dashur, në një moment brënda vetes, ta vrasësh/mbysësh partnerin tënd megjithëse është njeriu që do më shumë? Pse një nënë qan dy orë pasi ka qëlluar fëmijën e saj ? E dini që urrejmë më shumë personin që kemi dashur më shumë? Pse ky dualitet?

Ne, njerëzorët,  jemi qënie kontradiktore.

Pavarësisht qëllimeve tona më të mira, askush prej nesh nuk mund t’i shpëtojë konfliktit në ndjenja, besime dhe dëshira: dëmtojmë/ shërojmë, duam/ urrejmë, pajtohemi/refuzojmë.

Në proçesin e analizimit të kontradiktave tona, zgjedhjen e anëve që do të marrim dhe mësimin se si zgjedhjet tona ndikojnë tek ata përreth nesh, ne mund të zbulojmë llojin e njerëzve që duam të jemi dhe atë për të cilët duam të qëndrojmë.

Ka raste kur ne duhet të ulim qafën me kënaqësi. Ka raste kur na duhet të refuzojmë të pranojmë. Nga një kaos i tillë, nga një kontradiktë e tillë, siç është jeta, ne mësojmë se ne me të vërtetë nuk jemi “as djajtë, as hyjnitë”. Hyjnitë janë Lart e Djajtë Poshtë…ndërsa ne njerëzorët jemi të lirë të zgjedhim në individualitetin tonë si njerëzor, të zgjedhim të shohim  Hijet apo Dritën. Po çfarë janë këto Hije që na mundojnë kaq shumë e jemi në luftë të përjetshme me to?

Ideja e arketipit të hijes është e njohur, dhe psikologët ende e përdorin atë për të folur për konfrontimin/ përballjen. I referohet asaj ndjesie të konfliktit të brendshëm që përjetohet kur jemi të frustruar, të frikësuar, të pasigurt ose të zemëruar. Termi i atribuohet psikologut analitik zvicerian, Karl Jung, sipas të cilit arketipi i hijes përfaqëson “anën e errët” të personalitetit njerëzor. Është një nënbotë e trazuar e psikikës ku ruajmë pjesën më primitive të vetes. Egoizmi, instinktet e shtypura dhe vetja “e paautorizuar” që mendja jonë e ndërgjegjshme refuzon, është pjesa që është varrosur në skutat më të thella të qenies humane, përfaqëson dobësitë tona, dëshirat, dështimet, idetë e shtypura, turpin dhe instinktet. Shpesh arketipi Hijes është i lidhur ngushtë dhe me seksualitetin e shtypur dhe kriminalitetin e një individi. Mendja jonë i refuzon, duke pasur frikë nga to.

Kur një individ bën një përpjekje për të parë hijen e tij, ai bëhet i vetëdijshëm (dhe shpesh i vjen turp) për ato cilësi dhe impulse që mohon në vetvete, por që mund t’i shohë shumë qartë tek të tjerët – gjëra të tilla si egoizmi, dembelizmi mendor dhe përtacia ; fantazitë, skemat dhe komplotet joreale; pakujdesia dhe frika; dashuria e tepruar për paratë dhe pronat, paturpësitë seksuale të pamoralshme etj.

Sa më shumë të shtypim dhe mohojmë Hijen, aq më shkatërruese, tinëzare dhe e rrezikshme bëhet. Sipas Jung, kur e shtypim atë, Hija mund të “projektojë” vetveten dhe të shfaqet në formën e neurozës ose psikozës.

Nëse këto projeksione mbeten të fshehura, ato projektohen si difekte tek të tjerët, si gjëra të padëshiruara. Shembull; tentojmë të luftojmë padrejtësinë/korrupsionin / imoralitetin/rracizmin apo shkeljen e të drejtave të njeriut e dhunën ndaj grave duke gjykuar të tjerët. Nëse nuk gjykojmë e i njohim brënda vetes tonë këto anë të errëta – sa të padrejtë jemi, sa të korruptuar, sa rracistë e imoralë jemi brënda vetes, sa i respektojmë te drejtat e të tjerëve dhe nëse nuk i luftojmë këto të errëta tonat- asnjëherë nuk mund t’i zgjidhim tek   të tjerët duke i sharë e drejtuar gishtin.

Sa i keq ai – po t’i brënda vetes sa i keq je ?

“Hijet”  lidhen me egërsinë, kaosin, misterin dhe të panjohurën. Mund t’i shfaqen individit në një numër formash, përfshirë në vizionet ose përmes ëndrrave të tyre me krijesa të tilla si gjarpri, dragoi, përbindëshi apo demoni. Jung në veçanti mendonte se ëndrrat e një personi janë një dritare e rëndësishme për të parë Hijet.

“Një njeri i pushtuar nga hija e tij bie në kurthet e tij” – vetvritet, vret të pafajshëm, çon në veprime skrupuloze biznesmenësh, krijon “ të  fortët” ujqër, bën nënën të vrasi fëmijën e saj, burrin të vrasi gruan, vajza që vret veten – të gjitha këto janë raste ku janë Identifikuar me Hijet që i kanë munduar.

“Fitorja për të mos u identifikuar kërkon përpjekje të konsiderueshme morale që parandalon zbritjen në atë errësirë”- Jung.

P.s: Fundi tragjik i Florind Belliut dhe babashkëshortes Ornela është fakt i një lufte të humbur nga aktori me Hijen e tij, i një identifikimi me Hijen që ndoshta mund ta ketë luftuar gjatë, por që fatkeqsisht nuk ka mundur ta Mund….

Njohja e Hijes, me të errtën e vetes, luan një rol qendror në proçesin e individualizimit. Simbolet arketipale që shënojnë fazat e tij fillojnë që me hijen brenda nesh, e cila vjen kur “nën sipërfaqe një person vuan nga një mërzitje vdekjeprurëse që  bën që gjithçka të duket e pakuptimtë dhe e zbrazët’ … Jung e konsideroheronte si një rrezik  të përhershëm të jetës. Detyra jonë mbetet njohja e “hijeve” tona në mënyrë që të jemi të vetëdijshëm për të, dhe të punojmë me të ballë për ballë. Injorimi i tij dhe lejimi i qëndrimit në pavetëdije mund të na privojë nga ekuilibri dhe mundësinë për të qenë të lumtur.

Kur gjërat arrijnë në ekstremin e tyre ato kthehen në të kundërtën e tyre. Në konceptin Jungian, një gjë psikologjikisht, shndërrohet në hijen e saj të kundërt sipas parimit të enantiodromias, në një shtypje të forcave psikike të cilat janë kthyer kërcënuese. Ky parim është identifikuar shumë herët që në fenë tradicionale kineze  Taoizëm dhe Ying Yang: linjat Yang bëhen Yin kur të kenë arritur ekstremin e tyre dhe anasjelltas, si dhe në filozofinë e Heraklitit  : “gjërat e ftohta ngrohen, gjërat e ngrohta ftohen, gjërat e lagura thahen, gjërat e thata lagen”.

Falë këtij parimi nis një perspektivë të ndryshme. “Ne fillojmë të udhëtojmë lart përmes spiraleve shëruese … drejt e lart.” Lufta është të ruajmë Vetëdijen nga ndikimi i hijeve por jo identifikimin me to.

Hija është kryesisht negative. Sidoqoftë, ka aspekte pozitive që gjithashtu mund të qëndrojnë të fshehura nën hijen e dikujt (veçanërisht tek njerëzit me vetëbesim të ulët, me simptoma ankthi dhe mendime/besime të deformuara).

Carolyn Kaufman shkruan se “pavarësisht funksionit të saj si rezervuar për errësirën njerëzore – ose ndoshta për shkak të kësaj – hija është selia e krijimtarisë;” kështu që për disa, mund të jetë ajo “ana e errët e tij që përfaqëson shpirtin e vërtetë të jetës kundër dijetarit të thatë. Megjithatë, Jungianët paralajmërojnë se” njohja e hijes duhet të jetë një proçes i vazhdueshëm gjatë gjithë jetës; dhe madje edhe pasi fokusi i individualizimit ka kaluar në animus/anima, “fazat e mëvonshme të integrimit të hijes” do të vazhdojnë të ndodhin – “procesi i zymtë i larjes së rrobave të ndyra të dikujt në privatësi”,  të pranimit të hijes së dikujt.

Njohja me “demonët tanë” , të errëtat e vetes brënda nesh na ndihmon t’i mundim/ nënshtrojmë ata. Përsa kohë shohim vetëm të tjerët duke i gjykuar ata, mendimet shqetësuese që na mundojnë do jenë gjithmonë aty duke na munduar. Nuk zgjidhim gjë tek vetja duke sharë të tjerët.

Duhet të përballemi me turpin, agresivitetin, xhelozinë, inatin tonë – kush i shkakton, si ndodhin? Njohja dhe pranimi i Hijes tonë,  na kompleton.

Në gjëndjet mendore të turbullta jemi të priruar të shohim vetëm barërat e këqija / jo lulet.

Përtej gjithshkaje të dhimbshme që na ndodh në jetë, ka gjithmonë gjëra të tjera për të bërë, për të parë, për të menduar, për të reflektuar- shprehet Raffaello Moreli, psikiatër Italian.

Një grua që buzëqesh me lulet e saj në ballkon – mundohet t’i mbijetoj vuajtjeve të jetës së saj . Ajo zgjedh të shohi trendafilin në vënd që të fokusohet tek vuajtjet e saj. Vuajtjet thjesht i ka pranuar.. . ajo nuk i ndalonte dot …Ama është në dorën e saj të shohi diellin, trendafilat, të buzëqeshi, të shohi Dritën para e lart, Jo Hijet mbrapa e poshtë.

Përgatiti Rudina Koromani,

Psikologe Klinike

#thedarkside #hija #theshadow  #thelight

#hija_e_erreta_e_personalitetit_tone

Next Post
Ulen kostot e ndërtimit, por rriten çmimet e apartamenteve

Ndërtuesit bëhen për herë të parë pesimistë/ Presin rënie të porosive për apartamente

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ministri qokash!” Xhelal Mziu sulmon Bajram Begajn: President kukull, dekretove Diellën

Mziu: Rama ka frikë të shkojë në SHBA! Në Europë shan Trumpin

January 30, 2026
Rikthehen “skemat piramidale” on line, platforma “Ivuu”, me qindra qytetarë po bien pre e mashtrimit

Rikthehen “skemat piramidale” on line, platforma “Ivuu”, me qindra qytetarë po bien pre e mashtrimit

January 30, 2026
Presidenti Trump emëron Kevin Warsh, kryetar të Rezervës Federale

Presidenti Trump emëron Kevin Warsh, kryetar të Rezervës Federale

January 30, 2026
Dënimi në Greqi?/ Ja shkresa e Irena Gjokës drejtuar KLGJ-së: Nuk u informova për gjyqin në 2005. Vendimi, jo i formës së prerë!

E dënuar në Greqi?-Debati për mandatin e Gjokës, KLGJ e “pason” tek ILD

January 30, 2026
Raporti i OSBE-ODIHR për 11 majin/ Ilir Meta: U faktua se zgjedhjet nuk ishin të lira

Kërkoi zbutjen e masës së sigurisë por Apeli i GJKKO e rrëzon/ Meta: Po manipulohet gjykata për zgjatjen e paraburgimit tim

January 30, 2026
Pasuritë e konfiskuara në shërbim të arsimimit, Koçiu: Askush të mos mendojë se do pasurohet nga krimi

Pasuritë e konfiskuara në shërbim të arsimimit, Koçiu: Askush të mos mendojë se do pasurohet nga krimi

January 30, 2026
Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim

Erion Veliaj depoziton në GJKKKO kërkesë për zëvendësim të masës së sigurisë

January 30, 2026
“Pushtojnë” burgjet escortat/ Ministri Lamallari: Kam informacion për takimet speciale, po pres verifikimet

“Pushtojnë” burgjet escortat/ Ministri Lamallari: Kam informacion për takimet speciale, po pres verifikimet

January 30, 2026
Petro Luarasi “ngel” në bukurshkrim

Petro Luarasi “ngel” në bukurshkrim

January 30, 2026
Autoritetet italiane e kërkonin për trafik droge/ Arrestohet në Turqi vëllai i “Visit të Pojës”

Autoritetet italiane e kërkonin për trafik droge/ Arrestohet në Turqi vëllai i “Visit të Pojës”

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In