Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain përsëri është lënë jashtë ekipit të kombëtares së Argjentinës, raporton Football Italia. Qëkur Jorge Sampaoli ka marrë drejtimin e “Albicelestes”, Higuain nuk është ftuar asnjëherë, dhe ka mbetur jasht edhe për dy ndeshjet e radhës ndaj Rusisë e Nigerisë, transmeton Koha.net.
El Pipita ka shënuar katër gola dhe një asist në katër ndeshjet e tij të fundit, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të ndryshuar mendjen e Sampaolit.
Argjentina ka ftuar këta lojtarë:
Portierë: Sergio Romero [Manchester United], Nahuel Guzmán [UANL], Agustín Marchesín [América]
Mbrojtës: Javier Mascherano [Barcelona], Nicolas Otamendi [Manchester City], Federico Fazio [Roma], Gabriel Mercado [Sevilla], Germán Pezzella [Fiorentina], Emiliano Insua [VfB Stuttgart]
Mesfushorë: Ever Banega [Sevilla], Eduardo Salvio [Benfica], Marcos Acuna [Sporting CP], Matías Kranevitter [Zenit St Petersburg], Leandro Paredes [Zenit St Petersburg], Emiliano Rigoni [Zenit St Petersburg], Alejandro Gomez [Atalanta], Diego Perotti [Roma]
Sulmues: Lionel Messi [Barcelona], Sergio Aguero [Manchester City], Mauro Icardi [Inter], Angel Di Maria [Paris Saint-Germain], Paulo Dybala [Juventus], Darío Benedetto [Boca Juniors], Cristian Pavón [Boca Juniors], përgatiti Koha. (b.an)