• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Hidrocentralet në lumenj, banorët kërcënojnë me Kanunin po nuk u ndalën punimet

by Java News
17/07/2017 11:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zeqir Sadriu ka 5 vjet që merret me kultivimin e luleshtrydhes. Por, së fundmi, problem për të është bërë ujitja e tyre. Për të siguruar ujin, atij i duhet të ecë me kilometra, pasi tash nuk ka mundësi t’i ujisë prej lumit “Lepenc”.

Ndërsa një banor tjetër i fshatit Brod të Shtërpcës nuk ka lejuar që gypat e hidrocentralit të kalojnë nëpër pronën e tij. Si rrjedhojë, kompania, e cila është duke i ndërtuar hidrocentralet, është dashur t’ia ndërrojë kahjen lumit.Banorët e kësaj ane insistojnë se ndërtimi i këtyre hidrocentraleve po i shkatërron lumenjtë.

Ata lusin institucionet që të ndalojnë ndërtimin e hidrocentraleve, pasi sipas tyre, këto kompani nuk e respektojnë ligjin për hidrocentralet.Insistojnë që ky ujë është i vetmi burim që kanë për të ujitur të mbjellat e tyre.

Në përgjigjen e Ministrisë së Mjedisit dhe të Planifikimit Hapësinor, thuhet se në planet e qeverisë është paraparë ndërtimi i hidrocentraleve në këtë lum dhe këto janë duke u bërë në përputhje me ligjet në fuqi.

“Inspektorati i MMPH’se, bazuar sipas planeve inspektuese, ka inspektuar aktivitetet e HC-së. Në dokumentacion parashihen edhe kushtet, te cilave duhet t’u përmbahen operatorët, ku për mospërmbushjen e kushteve inspektorati i MMPH’se do të marrë masa konform ligjeve në fuqi. Në bazë të kushteve, është edhe minimumi biologjik, të cilit duhet t’i përmbahen operatorët”, thuhet në përgjigjen e MMPH’së.

Në këtë ministri gjithmonë e kanë pranuar që Kosova njihet si vend me resurse të pamjaftueshme të ujit.Ndryshe, në territorin e Kosovës janë gjithsej 7 hidrocentrale dhe në plan është ndërtimi edhe i disa të tjerëve, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Rama takohet me Erdogan, 90 minuta në rezidencën e presidentit turk

Çfarë pritet t’i sjellë ekonomisë shqiptare “aeroporti i turqve” në Vlorë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In