• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Hidhja fotoksinën tek pjata”, rrëfehet 45-vjeçari: Ja pse donte të më helmonte vjehrri

by Java News
05/01/2018 14:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka vijuar edhe sot të trajtohet në emisionin me “Zemër të Hapur” në News24 historia e 45-vjeçarit me origjinë nga Veriu i Shqipërisë, por me banim në Tiranë, i cili ka rrëfyer historinë e martesës tij dhe tentativën e vjehrrit dhe vjehrrës për ta helmuar. B.Dafku ka rrëfyer ne emision se ai është martuar para 13 vitesh me Feride Shehaj dhe sollën në jetë tre fëmijë.

Dy djem të moshës 13 vjeç dhe 11 vjeç si dhe vajzën që është aktualisht 8 vjeç. Në tre vitet e para të martesës gjithçka shkonte shumë mirë, derisa një ditë ai mësoi se gruaja e tij vuante nga shëndeti mendor. Ajo ishte e diagnostifikur që në adoleshencë me skizofreni kronike, por familja e saj nuk i kishte treguar të shoqit. Një ditë më parë 45-vjecari tha se vjehrri Emin Shehu ndërhynte shumë në familjen e tyre dhe sa herë që bashkëshorten e kapnin krizat, ajo shkonte tek prindërit dhe shprehej se ishte dhunuar.

Prej 8 muajsh bashkëshortja e tij është larguar në shtëpinë e prindërve, ndërsa ka nisur edhe procesi i divorcit. Përkohësisht, gjykata dy djemtë i ka lënë tek i ati, ndërsa vajzën tek nëna. B.Dafku tha një ditë më parë se pak kohë më parë i zbuloi bashkëshortes disa mesazhe të dërguara nga vjehrri i tij, ku ai i bashkëshortes që t’i hidhte fotoksinë atij në ushqim.

“Futja B. Fostoksinën, kujdes pjatat se mos ia hedh kalamajve lexoje dhe fshiji kartat”- shkruante vjehrri. Gjatë ditës së sotme 45-vjecari ka rrëfyer arsyet se pse vjehrri dhe vjehrra kërkonin eliminim e tij. Ai u shpreh se ata kërkojnë t’i marrin pasurinë, pasi ai ka disa toka.

“Unë kërkoj vetëm divorcin me të. Mua më thirri gjykatësi dhe tha që 2 djemtë të qëndrojnë me mua dhe vajza me nënën e saj. Unë i nxora kalamajtë për darkë para vitit te ri dhe u thashë që të marrin edhe mamin të hanim një drekë. Atë nuk e la vjehrra të dalë se është e sëmurë. Vjehrri dhe vjehrra duhet të vinin këtu dhe të ballafaqoheshin për denoncimin që kanë bërë për mua. Nuk besoj më tek drejtësia, pasi i kam dhënë dy herë raportin e gruas prokurorit për shëndetin dhe ata nuk e morën parasysh. Vjehrri dhe vjehra duan eliminimin tim dhe kanë folur për këtë edhe me nje avokat, pasi une kam tokë dhe duan të marrin tokën. Eliminimi im u duhej atyre sepse duan të më marrin pasurinë”– ka rrëfyer ai, raporton BalkanWeb.

Ndërkohë ai ka hedhur poshtë pretendimet e vjehrrit të tij e mesazhin ja ka dërguar djali i tij 13-vjecar. Ky i fundit në një rrëfim për emisionin me “Zemër të Hapur” tha se gjyshi i ka dhënë 300 mijë lekë që të pranonte se e ka dërguar ai mesazhin për eliminimin e të atit.

“Babi ka sjellje më të mirë se mami. Mami vetëm na rrifte. Ajo na gatuante dhe më pas flinte vetëm gjumë. Ajo rrinte vetëm pak me ne dhe më pas ikte tek gjyshi. Nuk na le gjyshi të takojmë mamin. Ai na bërtet. Gjyshi më dha 300 mijë lekë dhe tha se mesazhet do thuash që i ke shkruar ti, por unë nuk ja mora lekët dhe ai më ka goditur”- ka thënë 13-vjecari, raporton BalkanWeb.

 

 

 

Next Post
Gjeorgjia dënon ish-presidentin Saakashvili me tri vite burg

Gjeorgjia dënon ish-presidentin Saakashvili me tri vite burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

April 5, 2026
Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

April 5, 2026
Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

April 5, 2026
“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

April 5, 2026
2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

April 5, 2026
Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

April 5, 2026
Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

April 5, 2026
Berisha në Gjermani takoi edhe Fritzin, mikun e tij të vjetër

Kandidatura për Tiranën/ Bejko: Braçe ‘e ka ndarë mendjen’, por Ramës i duhet Manastirliu

April 5, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In