• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hidhet sot shorti i grupeve të Champions League/ 32 skuadra pjesëmarrëse, goglat “trembin” Milanin

by Java News
26/08/2021 10:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më në fund edhe ndeshjet “play off” përfunduan mbrëmjen e djeshme, me Salcburgun, Sherif Tiraspolin dhe Shahtjorin, të cilat plotësuan 32 skuadrat pjesëmarrëse të sezonit 2021-2022.

Dhe sot pasdite në Stamboll, në orën 18:00, do të zbardhen edhe 8 grupet me nga katër skuadra, të cilat do t’i japin start udhëtimit drejt trofeut më të rëndësishëm për klube në kontinentin e vjetër. Goglat që do të rrotullohen në selinë e UEFA-s në Turqi do të kenë të gjithë vëmendjen e sportdashësve më të mëdhenj të futbollit, duke qenë se sezonin e ardhshëm pritet të ketë shumë herë më shumë surpriza në Champions, duke parë edhe ndryshimet e mëdha që ka sjellë merkatoja e kësaj vere.

Siç e do rregullorja gjithmonë, në vazon e parë do të jenë kampionia në fuqi e Ligës së Kampioneve, kampionia e Ligës së Europës si dhe gjashtë skuadrat kampione të gjashtë kampionateve të parë në Europë konkretisht: Çelsi, Vijareal, Mançester Siti, Atletiko Madrid, Inter, Bajern Mynih, Lilë dhe Sporting Lisbona. Edhe vazo e dytë do të jetë një çmenduri me Real Madrid, Barcelona, Juventus, Mançester Junajtid, PSG, Liverpul, Sevija dhe Borusia Dortmund.

Ndërkohë, vazo e tretë do të shohë skuadra me traditë si Porton, Ajaksin, Lajpcigun, Atalantën, Zenitin dhe Benfikën (plus dy të kualifikuarat e fundit Salcburg e ), ndërsa në vazon e katërt risi më e madhe dhe e bukur është rikthimi i Milanit.

Pikërisht kuqezinjtë, të cilët rikthehen pas 7 vitesh në këtë kompeticion, por duke parë shpërndarjen e skuadrave në vazon e parë dhe të dytë sidomos, kuqezinjtë mes të mëdhave janë ata që rrezikojnë që të kenë një grup ferri menjëherë, ndonëse ekziston edhe shpresa që goglat të jenë fatlume me ta.

Lidhur me shortin e pasdites së sotme në orën 18:00, rregullat janë të thjeshta: nuk mund të përplasen në një grup skuadra nga i njëjti shtet dhe nga të njëjtat vazo. Sezoni i ri i Ligës së Kampioneve do të startojë më datë 14 shtator me ndeshjet e fazës së grupeve dhe do të përfundojë më 28 maj, në Shën Pjetërburg me finalen e madhe.

Dhe duke parë lëvizjet e deritanishme, pa dyshim që të gjithë sytë do të jetë te PSG-ja e yjeve, e udhëhequr tashmë nga Lionel Mesi.

g.kosovari

Next Post
FOTO: COVID i merr jetën parakohe artistit të dashur shkodran, sapo ishte bërë baba

FOTO: COVID i merr jetën parakohe artistit të dashur shkodran, sapo ishte bërë baba

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mosvendimi i Kushtetueses, avokati: Duhet të dilte me vendim, por i futi institucionet në ngërç të rëndë

Mosvendimi i Kushtetueses, avokati: Duhet të dilte me vendim, por i futi institucionet në ngërç të rëndë

February 9, 2026
U dënua me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli apelon vendimin e Gjykatës së Fierit

Rrëfimi tronditës i Luiz Ejllit: Kam tentuar t’i jap fund jetës!

February 9, 2026
Kuvendi merr në shqyrtim ankesat e 800 banorëve të “Durrësit të Ri”, Xhafaj mbledh Komisionin

Kuvendi merr në shqyrtim ankesat e 800 banorëve të “Durrësit të Ri”, Xhafaj mbledh Komisionin

February 9, 2026
FOTO/ Rama në Bruksel, takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

FOTO/ Rama në Bruksel, takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

February 9, 2026
Vendimi për Ballukun/ Eksperti Ligjor: Kur nuk ka vendim, nuk përbën jurisprudencë kushtetuese

Vendimi për Ballukun/ Eksperti Ligjor: Kur nuk ka vendim, nuk përbën jurisprudencë kushtetuese

February 9, 2026
Takimi i APEC-ut pritet t’i japë një mundësi të re për bashkëpunim rajonal

Takimi i APEC-ut pritet t’i japë një mundësi të re për bashkëpunim rajonal

February 9, 2026
Ankimimi i PD, Gjykata Kushtetuese kalon në seancë publike çështjen “McGonigal”

Vendimi i Kushtetueses për padinë e Ramës, analisti: Është antikushtetues, çështja duhet të shkojë në Strasburg

February 9, 2026
Letër e hapur e militantit të PD-së nga Shkodra për Sali Berishën: Pash Zotin, Doktor, mos na thirr kot n’Tiranë!

Letër e hapur e militantit të PD-së nga Shkodra për Sali Berishën: Pash Zotin, Doktor, mos na thirr kot n’Tiranë!

February 9, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

Ervin Salianji akuza Sali Berishës: Lidershipi i PD-së ka disa ‘profesorë të humbjes’ në parti, i ka shmangur fituesit!

February 9, 2026
BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In