• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Hidhet si laraskë me pistoletë’/ Dashnori i “tmerrshëm” i përgjigjet Ramës: S’kam prekur asnjëherë në jetën time armë

by Java News
22/03/2021 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dashor Sula, apo siç njihet ndryshe, Dashnori i “tmerrshëm” i Peqinit, ka reaguar pas ironisë së kryeministrit Edi Rama, që e cilësoi “huligan” dhe “laraskë me pistoletë”.

“Unë nuk kam prekur asnjëherë në jetën time armë dhe sfidojë Edi Ramën që të nxjerre një video të vetme që të vërtetoj akuzën”, thekson kandidati democrat në reagimin e tij.

“Krismat, Edi Rama do t’i dëgjojë më 25 prill nga qytetarët e Peqinit, Dumresë dhe nga i gjithë qarku i Elbsanit. Unë nuk kam prekur asnjëherë në jetën time armë dhe sfidojë Edi Ramën që të nxjerre një video të vetme që të vërtetoj akuzën. Unë kam bërë karrierën time politike, kam qenë deputet ndër më të votuarit në maxhoritar, por jam rikthyer pas kërkesës së madhe të qytetarëve të Peqinit dhe Dumresë.

Unë e sfidoj Edi Ramën që të ballafaqohemi për problemet e qarkut të Elbasanit. Ju kujtoj se kur unë mora mandatin ne 2005, ka pasur 0 km rruge asfalt ne Peqin, ndërkohë që në 8 vitet e qeverisjes së PD janë shtruar mbi 50 km rrugë në të gjithë rrethin. E si për ironi të fatit, në 8 vitet e fundit të Rilindjes sërish numri i km të shtruar është zero. Rilindja mendon se duke mbushur gropat me çakull një muaj para zgjedhjeve, don të gënjejë njerëzit e mençur te Peqinit qe t’i japin votën.

Unë jam rikthyer në politik për qytetarët e Peqinit dhe Dumresë dhe s’kam për të qenë në asnjë moment deputet kartoni por do të jem avokati më i fortë i qytetarëve. Nuk është faji im që njerëzit e mbajnë mend Ramën për deputetin që premtoi Shkumbini Channel dhe binjakëzimin me skuadrën e Lacios.

Peqini këtë vit e ka vendosur, do t’i thotë jo Rames, por do t’i bashkohet fitores se gjithë Shqipërisë. Qytetaret e kuptojnë që Rama pasi nuk gjen asnjë virtyt të mirë tek kandidatet e tij kërkon të baltos kandidatet e PD. Ai i nëpërkëmb qytetarët e Dumresë dhe Peqinit duke kujtuar se po u hedh hi syve, por me 25 prill do e kuptojnë se qytetarët tanë janë në lartësinë e duhur për ta bërë diferencën”, thotë Dashnori i “tmerrshëm”.

Video natyrisht nuk ka njeri, se kur dilte Dashi me kobure nuk para kishte telefon me kamera për të filmuar.

Por po sjellim linkun e lajmit, kur ai, ndërsa ishte deputet i PD-së, kërcënonte me pistoletë arbitrat./ tema

http://www.panorama.com.al/deputeti-sula-terror-me-pistolete-ndaj-gjyqtareve/

https://shqiptarja.com/lajm/deputeti-i-pd-dashnor-sula-br-historia-e-nj-euml-ultrasi-huligan?r=app

g.kosovari

Next Post
Glauk Konjufca zgjidhet kryetar i Kuvendit në Kosovë me 69 vota pro, betohen 114 deputetët

Glauk Konjufca zgjidhet kryetar i Kuvendit në Kosovë me 69 vota pro, betohen 114 deputetët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In