Një grua ka mbetur e plagosur pasi është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 17 të qytetit të Korçës mëngjesin e sotëm. Gruaja 56 vjeçe është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Burime nga spitali pohojnë se pavarësisht dëmtimeve të shumta 56-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen shkaqet se përse 56-vjeçarja ndërmori këtë veprim. /e.s/