• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hidhet guri i themelit për Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, Veliaj: Stoli e shtuar për qytetin dhe Parkun e Liqenit Të Tiranës

by Java News
15/02/2023 16:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot u hodh guri i themelit për ndërtimin e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë pranë Parkut të Liqenit të Tiranës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i pranishëm në ceremoninë e fillimit të punimeve të kësaj qendre, shprehu gëzimin se Parkut të Liqenit të Tiranës do i shtohet edhe një stoli tjetër.

“Nuk e fsheh dot gëzimin që Parkut të Liqenit i shtohet një tjetër stoli dhe si kryetar bashkie më duhet të sqaroj se propozimi që kishte Edi në fillim, e sot zbatohet nga Ministria e Kulturës, nga një kazermë e madhe i është kthyer qytetit, i është dhënë Bashkisë së Tiranës si park. Gjysma tjetër i kthehet qytetit, me infrastrukturë, pra vazhdon rruga “Ibrahim Rugova” nga rrethrrotullimi i ish Gardës, përshkon të gjithë Gardën duke ndarë në mes pjesen që i shkon Parkut dhe pjesa e teatrit Kombëtar të Kukullave dhe Qendrës së fëmijëve, për t’u lidhur pastaj me rrugën e Kosovarëve”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku sqaroi njëherë e mirë legjendat urbane për ndërtime te Garda Republikës.

“Të gjithë legjendat urbane për ndërtime e kulla do të duhet t’i sqarojmë njëherë e mirë sot. Bëhet fjalë për t’i dhënë qytetit gjysmën e ish Gardës si park dhe gjysmën e terrenit të ish Gardës, pronë publike, për t’ia kthyer qytetit në dy troje ku do të materializohen dy super projekte; projekti i teatrit Kombëtar të Fëmijëve dhe projekti i Bibliotekës Kombëtare”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se Bashkia e Tiranës dhe qeveria ka qenë skuadra më besnike ndaj identitetit te qytetit.

“Ne e kemi kaluar provën e arkitekturës në Tiranë. Nuk besoj se Tirana në 103 vjet kryeqytet ka pasur ditë më të mira. Merr secilin prej sherbimeve, nga pastrimi, cilësia e veprave urbane, tek vlera e pronës, këto janë ditët më të mira të Tiranës, por unë besoj se kemi dhënë një mesazh të fortë që, teksa synojmë infrastrukturë e arkitekturë avant-garde, kemi qenë skuadra, si në Bashki e në qeveri, më besnike ndaj identitetit. Mjafton të shohësh që Sarajet e Toptanëve i shpëtuam nga tentativa e disatë për zjarrvënie, që të kishte fatin e shkollës Kosova, për t’u kthyer truall e pastaj për t’u bërë pallat. E njëjta gjë me Libohovitët, ku me 18-20 palë pronarë u shpëtua nga rrënimi. Mjafton ta shohësh sot se çfarë gjendje është ajo ndërtesë, për të kuptuar që disa punë mund t’i bëjë vetëm dora e dukshme e shtetit, e qeverisë apo e Bashkisë”, përfundoi Veliaj.

Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë do jetë një ndërtesë dinjitoze, pol kulturor multifunksional plot hapësira për fëmijët, të cilët do të mund të zbulojnë dhe kultivojnë talentet e tyre në shumë fusha.

 

Next Post
Mbi 41 mijë viktima nga tërmeti, autoritet turke: Katastrofa më madhe në 100 vite

Mbi 41 mijë viktima nga tërmeti, autoritet turke: Katastrofa më madhe në 100 vite

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

11 të plagosur në dy aksidente / Makinat përplasen në Fushë-Milot, “Audi” përplaset me barrierat e rrugës në Gjorm

11 të plagosur në dy aksidente / Makinat përplasen në Fushë-Milot, “Audi” përplaset me barrierat e rrugës në Gjorm

January 19, 2026
Ftesa për Bordin e Paqes, Spiropali: Vlerësim i lartë për Shqipërinë, u pasua nga një lumë marrëzish!

Ftesa për Bordin e Paqes, Spiropali: Vlerësim i lartë për Shqipërinë, u pasua nga një lumë marrëzish!

January 19, 2026
Nuk ndalen sherret me thika pranë shkollave – 13 vjeçari godet me mjet prerës të miturin në Sarandë

E rëndë në Sarandë! Çifti i të moshuarve plagos me thikë një fëmijë…

January 19, 2026

Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë për arrestin shtëpiak, Berisha: Ai vendim ka pasoja edhe sot

January 19, 2026
Flet për prindërit, Linda Rama: Kur ndihem e lënduar nga padrejtësitë, imazhi i parë që më vjen është ai i nënës, mbrojtjen e gjej te babai

Flet për prindërit, Linda Rama: Kur ndihem e lënduar nga padrejtësitë, imazhi i parë që më vjen është ai i nënës, mbrojtjen e gjej te babai

January 19, 2026
Përshkallëzohet presioni nga Trump për Groenlandën: Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen

Përshkallëzohet presioni nga Trump për Groenlandën: Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen

January 19, 2026
Fitoi Shqipëria nga ftesa e Trump?

Fitoi Shqipëria nga ftesa e Trump?

January 19, 2026
Ish-drejtori i burgut u la në qeli/ Avokati i Cërlojt: Do të ankimojmë vendimin.. Ja arsyeja

Ish-drejtori i burgut u la në qeli/ Avokati i Cërlojt: Do të ankimojmë vendimin.. Ja arsyeja

January 19, 2026
Mashtrimi përmes call-centrave/ Akuza e Berishës: Operacioni u dekonspirua..Veprimtari kriminale nën mbikëqyrjen e narko-policisë

Mashtrimi përmes call-centrave/ Akuza e Berishës: Operacioni u dekonspirua..Veprimtari kriminale nën mbikëqyrjen e narko-policisë

January 19, 2026
“Duhet ta falim PD për Avokatin e Popullit se gjynah”/ Ironia e Manjanit: Edhe 100 herë u kemi thënë vini ore…

Letrës së Trump për Ramën i dha vlerë narrativa idiote e PD-së

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In