• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Hezbollahu sulmon me qindra raketa, Izraeli në gjendje të jashtëzakonshme. Netanyahu takim urgjent me kabinetin

by A R
25/08/2024 09:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Izraeli do të qëndrojë në gjendje të jashtëzakonshme për 48 orët e ardhshme, pas sulmit të gjerë me dronë të nisur në orët e para të mëngjesit nga lëvizja e armatosur libaneze e Hezbollahut.

Izraeli, nga ana tjetër, kreu dhjetëra bombardime ajrore në Libanin jugor, duke i quajtur sulme “parandaluese”. Sipas agjencisë shtetërore libaneze të lajmeve, një person ka vdekur në qytetin e Hiam në Libanin jugor.

Situata tani duket se po de-përshkallëzohet, me Hezbollahun që njoftoi se ka përfunduar fazën e parë të hakmarrjeve të tij për vdekjen e Fuad Shukr dhe Tel Aviv që pretendon se ka shmangur më të keqen. Megjithatë, fluturimet për dhe nga aeroporti Ben Gurion i Tel Avivit kanë rifilluar, siç njoftoi aviacioni civil i Izraelit.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallad shpalli gjendjen e jashtëzakonshme 48-orëshe, ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thirri një mbledhje urgjente të kabinetit. Ushtria izraelite i bëri thirrje kujtdo në zonat ku Hezbollahu po vepron të largohet menjëherë për të mbrojtur veten.

Forcat e armatosura izraelite thuhet se bombarduan të paktën 40 objektiva në dhe numëruan “më shumë se 150” raketa të lëshuara nga Libani.

 “Hijet” në bisedimet në Kajro për Rripin e Gazës

Armiqësitë e sotme Izrael-Hezbollah erdhën në mes të bisedimeve në Kajro që synonin përfundimin e një marrëveshjeje për armëpushim në Rripin e Gazës. Lufta në enklavën palestineze shpërtheu më 7 tetor, e shkaktuar nga një sulm i paprecedentë i krahut ushtarak të Hamasit në pjesën jugore të territorit izraelit. Raundi i ri i negociatave filloi të enjten në kryeqytetin egjiptian. Një delegacion i Hamasit shkoi në Kajro, i cili nuk pritej të merrte pjesë në bisedime, ai do të takohej me një zyrtar egjiptian mbrëmë, tha një zyrtar i lëvizjes islamike palestineze.

Prej muajsh ndërmjetësuesit po përpiqen të bindin palët ndërluftuese që të shpallin armëpushimin, për të ndalur të paktën për një kohë luftën që është në ditën e 324-të, por pa rezultat./ CNN

/a.r

Next Post
I shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë një person tri vite më parë, arrestohet në Fier 38-vjeçari

I shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë një person tri vite më parë, arrestohet në Fier 38-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In