• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Hetuesit e zyrtarëve, 15 prokurorët e SPAK duhet të heqin dorë nga jeta private

by Java News
08/01/2019 21:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokurorët e SPAK-ut do të jenë më të mirët. Kështu u shpreh Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi në një intervistë ekskluzive për Ora News me gazetaren Beti Njuma. Prokurorët do te heqin dorë nga privatësia duke nënshkruar një formular ku pranojnë t’u kontrollohet llogaria bankare, telefonatat dhe informacioni per anetaret e ngushte te familjes.

“Prokuroret do te kalojne ne filtra të imet, jane filtra shume te imet. Pavaresisht kesaj do te kete kandidate mjaftueshem. Do t’u kontrollohet llogaria bankare, telefonatat dhe informacioni per anetaret e ngushte te familjes. Mandati i te zgjedhurve do te zgjase 9 vjet”, deklaroi Ibrahimi

Ibrahimi tha se ligji i krijon garanci këtyre prokurorëve.

“Ligji i krijon garanci që këta njerëz t’i futen detyrës së re me një mentalitet të ri, me garanci të reja, me një status të ri sa i takon pagës, sigurisë për karrierën. Ne do bëjmë pjesën tonë të detyrës që aty të shkojnë më të mirët. Këta njerëz kanë qenë prokurorë, do vazhdojnë të jenë prokurorë, asgjë nuk do ndryshojë në mënyrë dramatike në jetën e tyre, por ata do veprojnë në një kontekst të ri. Në kontekstin e garancive të reja, në kontekstin e një mandati të ri, pastërtisë së figurës dhe në kontekstin e një pritshmërie të re, edhe në kontekstin e vëmendjes së shoqërisë dhe medias, për të diktuar një nivel të ri performancë për prokurorët e SPAK”, tha Gent Ibrahimi

Gent Ibrahimi tha se Shkolla e Magjistraturës është porta e vetme për të hyrë në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Ai sqaroi se ata persona që duan të jenë pjesë e drejtësisë shqiptare, pavarësisht se mund të kenë mbaruar jashtë shkollën, duhet t’i nënshtrohen 3 vjet Shkollës së Magjistraturës.

Beti Njuma: Është parë mbushja e kësaj zbrastie me kuadro që vijnë nga jashtë, që kanë përfunduar shkollën jashtë?

“Për këtë ka një JO të madhe. Shkolla e Magjistraturës është porta ekskluzive për tek sistemi shqiptar i drejtësisë. Çdokush mund të ketë mbaruar në Oxford, Harvard etj, por duhet të kalojë edhe Shkollën e Magjistraturës. Në këtë kuptim kemi një problem sa i takon ritmit të plotësimit të vakancave që krijohen. Padyshim Shkolla e Magjistraturës do të përshpejtojë ritmet, do të nxjerrë më shumë kuadro të rinj, por një kandidat për prokuror dhe për gjyqtar, do 3 vite që të bëhet i tillë. Kështu që është një problem afatgjatë që do të duhet të ballafaqohemi në vijim”, tha Gent Ibrahimi

a.cupaj

Next Post
Serwer: Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi, nuk është më si opsion në tavolinë

Serwer: Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi, nuk është më si opsion në tavolinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In