• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Hetohet për transferta 170 mln $ në “offshore”, Bojaxhi: Baltë kundër zërit kritik

by A R
01/05/2016 11:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia përfshin në hetime si të dyshuara në skemë abuzuese në fushën e hidrokarbureve edhe kompani të tjera, mes tyre spikat kompania “Everest Oil”. Në qershor 2014, kuotat kontrolluese të kompanisë, sipas policisë rezultojnë të blera për një shumë modeste prej 10 mijë dollarësh nga ish-drejtori i KESH, ish-zëvendesministri i Ekonomisë dhe ish-kandidati për kryetarë i Bashkisë së Tiranës, Gjergji Bojaxhi, i cili ka qënë administrator i kompanisë që prej themelimit të saj raporton Top Channel.

Sipas dosjes së dorëzuar në Prokurori, shoqëria ‘Everest Oil’ sh.a, rezulton të ketë atellitë kryesore, ndër të tjerë, shoqërinë e huaj “SUPERBA SRL” që nga themelimi i saj në vitin 2012 dhe shtetasin Gjergji Bojaxhi, i cilësuar nga hetimi policor si ish-Person i Ekspozuar Politikisht, fillimisht si administrator e më pas si aksioner kryesorë bashkë më bashkëshorten e tij, si dhe me vjehrrën, Lumturi Hasamataj. Ortaku kryesor i kësaj kompanie rezulton “La Petrolifera Italo-Rumena”, që nga ana e saj zotëron 94 përqind të aksioneve të kompanisë së njohur që operon në Vlorë prej disa vitesh, “La Petrolifera”. Hetimi fokusohet shumë tek një emër; Gjergj Bojaxhi.

“Po ashtu, në llogari janë depozituar cash nga Gjergj Bojaxhi gjatë viteve 2012-2015 26,083,621 USD, ku përshkruhet se kryesisht janë tërheqje nga llogari në banka të tjera, ndërsa rreth 100 milion USD janë atellitë hyrëse nga llogari të tjera të shoqërisë. Totali kreditimit të kësaj llogari është 172,171,734 USD”, thotë policia.

Sipas policisë “Everest Oil”, në datën 22 tetor 2013 ka berë kërkesë për kryerjen e një transferte bankare në atell USD 260,000 me qëllim “blerje produkti LPG, Gaz dhe nënprodukte nafte” për “Lockhart Trading Group Inc”, përfituesi i transfertës. Shoqeria “Lockhart Trading Group Inc” është rezidente në Gjeorgji, ndërsa është themeluar në Tortuga, në ishujt British Virgin si pronë e një personi me emrin Igor Kalinin, që rezulton me dy idenitete, me nënshtetësi ruse dhe dënuar me 7 vjet e 10 muaj burg për mashtrim dhe ushtrim prostitucioni dhe me nënshtetesi ukrainase dhe identifikuar si “Person i ekspozuar politikisht”.

Dyshimet forcohen, sipas hetimit policor, sepse shoqëria “Everest” në vitet 2013 e 2014 rezulton me fitim mbi 200 milionë Lekë dhe xhiro mbi 18 miliardë Lekë, ndërkohë që ka patur respektivisht 11 dhe 6 punonjës.

“Futja e menjëhershme në treg e EVEREST OIL SHA, ndërkohë që shoqëria italiane ortake kryesore në vitin 2012 sapo kishte filluar aktivitetin;  Lidhja e rezultuar me Petroliferën Shqiptare, e cila zotërohet thuaj tërësisht nga grupi që kontrollon shoqërinë EVEREST OIL Sha;  Përfshirja e gruas dhe vjehrrës së shtetasit Gjergj Bojaxhi si ortake dhe jo e vetë atij (fillimisht) direkt në këtë shoqëri”, thotë raporti i policisë.

Sipas hetimit policor, tashmë dorëzuar në Prokurori, nga deklarimet në ILDKPKI ‘kursimet’ e familjes Bojaxhi në vite nuk i kalojnë 50,000 Euro (deklarata e 2011) duke patur parasysh se në këto deklarime nuk detajohen shpenzimet për jetesë.  Duke qenë se “Everest Oil Sha” rezulton të jetë një superkompani me fitime mbi 280 milionë Lekë, hetuesit shtrojne pyetjet pse atellitë Lumturi Hasanmataj (vjehrra e Gjergj Bojaxhi) i shet aksionet për vetëm 26,000 Euro, ndërkohë që nga shpërndarja e fitimit të kompanisë në vitin 2014, Lumturi Hasanmataj ka përfituar mbi 60 milionë Lekë ose 430,000 EURO (llogaritur sipas përqindjes së kuotave)?

Sipas policisë janë evidente dyshimet për krijimin, zhvillimin dhe operacionet financiare të kësaj kompanie.

Ndërkohë Gjergji Bojaxhi, i përmendur në raportin e policisë si i dyshuar në skandalin e firmave të karburanteve, ka reaguar duke i cilësuar akuzat si politike.

Bojaxhi citohej në dokumentat e policisë të siguruara ekskluzivisht nga Top Channel si administrator i kompanisë më të madhe importuese në vend.

“Për çerekshekulli, të dy krahët e politikës së vjetër kanë hedhur baltë kundër çdo zëri kritik. Kësaj radhe po e hedhin këtë baltë ndaj meje. Nëqoftë se do të isha përzierë me ato që më akuzojnë, si shtetas amerikan do të kishte qenë shteti amerikan i pari që do të më kishte hetuar”, thotë Bojaxhi.

Sipas Bojaxhi, kjo kastë politike po i jep një mesazh të qartë të gjithë atyre që guxojnë të sfidojnë këtë sistem politik të kapur.

“Sot sulmohem unë, nesër dikush tjetër”, mbyll reagimin e tij Gjergji Bojaxhi./Tch/a.m.

Next Post

Mbahet në Tiranë Mesha e Shenjtë e Pashkës Ortodokse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot festa e Sulltan Nevruzit, Rama uron besimtarët bektashianë me pamje nga teqeja e Helvetive në Berat

Sot festa e Sulltan Nevruzit, Rama uron besimtarët bektashianë me pamje nga teqeja e Helvetive në Berat

March 22, 2026
Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

March 22, 2026
Nga Madridi vjen një tjetër vlerësim për Tiranën, çmim ndërkombëtar si Qyteti Europian i Sportit 2023

Nga Madridi vjen një tjetër vlerësim për Tiranën, çmim ndërkombëtar si Qyteti Europian i Sportit 2023

March 22, 2026
Protesta e opozitës përpara Kryeministrisë! Policia njofton masat, ja rrugët që do të bllokohen

Protesta e opozitës përpara Kryeministrisë! Policia njofton masat, ja rrugët që do të bllokohen

March 22, 2026
Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

March 22, 2026
Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Berisha mbledh sot mbështetësit e tij, protesta e radhës në Tiranë para kryeministrisë

March 22, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

300 mijë me origjinë familjare bektashiane në Shqipëri

March 22, 2026
Shqipëria feston Sulltan Nevruzin, festën më të rëndësishme të bektashinjve

Shqipëria feston Sulltan Nevruzin, festën më të rëndësishme të bektashinjve

March 22, 2026
Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

Parashikimi i motit për ditën e sotme

March 22, 2026
Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In