Ditën e sotme janë thirrur në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë deklarimet e tyre, vëllezërit e Hekuran Dedës, një prej viktimave të protestës së 21 Janarit.
Siç ka njoftuar më herët SPAK, hetimet për këtë çështje po kryhen në mënyrë intensive.
“Agim dhe Zef Deda janë paraqitur në dyert e prokurorisë së posaçme”, raportoi gazetarja Glidona Daci.
Sipas gazetares, nga hetimet që po kryen prokuroria do thirren për të dhënë deklarime edhe familjarët e katër viktimave dhe personave të plagosur sa i takon protestës.
“Ata do vijnë për të dhënë shpjegime për të sqaruar, si e kanë marrë vesh lajmin, si i kanë mësuar të dhënat, apo nëse kanë apo jo pretendime në lidhje me personat që kanë qëlluar në drejtim të familjarëve të tyre. Po ashtu për të shpjeguar çfarë ka ndodhur në procesin e zhvilluar në Shkallën e Parë dhe të gjitha dinamikat, informacionet që kanë për këtë çështje”, raportoi Daci.
Vrasja e Hekuran Dedës, ashtu si edhe ajo e Aleks Nikës, është pa autor të dyshuar.