• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Hetimi për “Vollgën”, në KLD asnjë informacion për gjyqtarët

by A R
12/05/2016 22:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Këshillin e Lartë të Drejtësisë nuk është përcjellë asnjë informacion mbi tre gjyqtarë të dyshuar se kanë shkelur ligjin, megjithëse në deklaratën zyrtare  të Prokurorisë së Përgjithshme e datës 22 prill, pohohet se do të njoftohet KLD.

Burime jozyrtare konfirmuan se organi qendror i akuzës nuk ka dorëzuar asnjë material pranë këtij institucioni, ndërkohë që as Inspektoriati i KLD dhe as inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë nuk kanë nisur verifikime për çështjen që Prokuroria e Përgjithshme akuzoi gjyqtarët se kishin dhënë një vendim të paligjshëm për ish-Vollgën.

Emrat e tre gjyqtarëve të Durrësit, Dhurata Bilo, Vladimir Skënderi dhe Ndue Gjura, aktualisht inspektor në KLD, u publikuan si të dyshuar për shpërdorim detyre për një vendim të 2013-ës, një praktikë kjo që rrallë është ndjekur në gjyqësor.

Në kulmin e veprimeve hetimore në adresë të Emiljano Shullazit dhe sekuestrimit të ish-hotel Vollgës, prokuroria shkoi akoma më tej duke thënë se tre gjyqtarët kishin dhënë një vendim duke kryer gjykim paralel.

Sipas Prokurorisë në vendimin civil, gjyqtarët urdhëronin hipotekën të regjistronte si pronar të ish-Vollgës shtetasin Mohamed Abdullah Bavazer,  në një kohë që çështja ishte nën shqyrtim në Gjykatën e Lartë.

Prokuroria tha se ndaj tyre kanë nisur hetimet, por si inspektori Gjura, si dhe dy gjyqtarët vijojnë detyrën dhe nuk është marrë asnjë veprim procedurial që t’u hapte rrugë hetimeve çka hedh dyshime mbi seriozitetin e njoftimeve zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme. / topchannel / r.a

Next Post

Eneda në Eurovision / RAI: Elegante. BBC: Vokal i një dive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
Aksident mes dy makinave në autostradën Lushnje-Fier, njëra përfundon në barrierat ndarëse (FOTO)

Aksident mes dy makinave në autostradën Lushnje-Fier, njëra përfundon në barrierat ndarëse (FOTO)

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In