• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Hetimi për shkarkimin e Trump, vendimi i gjykatëses: Ish-zyrtari i Shtëpisë së Bardhë duhet të dëshmojë

by Java News
26/11/2019 21:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një gjykatëse federale amerikane nxorri të hënën në mbrëmje vendimin se ish-këshilltari ligjor i Shtëpisë së Bardhë, Don McGahn duhet të zbatojë kërkesën e Dhomës së Përfaqësuesve që të dëshmojë në hetimin për procesin për shkarkimin e mundshëm të Presidentit Donald Trump.

Gjykatësja Ketanji Brown Jackson e qarkut të Uashingtonit tha se presidenti “nuk ka kompetenca” të mos lejojë zotin McGahn apo zyrtarë të tjerë aktualë apo të kaluar të Shtëpisë së Bardhë që të dëshmojnë.

Administrata e Presidentit Trump ka në plan ta apelojë vendimin e gjykatëses Jackson. Një avokat i zotit McGahn tha se ai do ta respektonte kërkesën e për paraqitje të Dhomës së Përfaqësuesve, përveçse në rast se gjykata pezullon përkohësisht vendimin deri sa të jepet vendimi për apelin.

Zyrtarë të tjerë të lartë që kanë refuzuar të dëshmojnë janë Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton dhe shefi i personelit, Mick Mulvaney.

Demokratët që po shqyrtojnë mundësinë e votimit për të shkarkuar Trump se i ka bërë presion Ukrainës për të hetuar rivalin e tij demokrat për zgjedhjet e vitit 2020, Joe Biden besojnë se këta zyrtarë të lartë mund të japin prova kyçe.

McGahn ishte këshilltar ligjor i Shtëpisë së Bardhë deri kur dha dorëheqjen në tetor 2018. Emri i tij ishte përmendur shpesh në raportin e ish-prokurorit të posaçëm, Robert Mueller për dyshimet mbi bashkëpunim të qëllimshëm mes fushatës së Presidentit Trump dhe ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Sipas raportit, zoti McGahn u tha hetuesve se zoti Trump e kishte nxitur atë të shkarkonte zotin Mueller dhe më pas të mohonte që zoti Trump e kishte bërë një kërkesë të tillë.

Mueller tha se nuk mund ta shfajësonte zotin Trump nga akuzat për pengim të drejtësisë. Demokratët po shqyrtojnë nëse do ta përfshijnë përpjekjen e presidentit Trump për të shkarkuar Mueller si pjesë të hetimit të tyre, pasi një përpjekje e tillë mund të konsiderohet pengim i drejtësisë. /Voa/

Next Post
Ekipi i Lacios hap llogari bankare për pasojat e tërmetit në Shqipëri

Ekipi i Lacios hap llogari bankare për pasojat e tërmetit në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In