• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Hetimi për fshehje pasurie, dosja e çiftit të prokurorëve transferohet në Fier

by Java News
17/05/2018 08:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çifti i prokurorëve Dritan Gina dhe Rovena Gashi, nuk do të gjykohen nga gjykata e Durrësit, por nga ajo e Fierit. Vendimi për transferimin e dosjes në këtë gjykatë është marrë pak ditë më parë nga prokuroria e qytetit bregdetar, e cila vendosi të shpallë moskopetëncën lëndore dhe të transferojë dosjen me të pandehur prokurorët Dritan Gina dhe Rovena Gashi në Fier. Ky vendim është marrë pasi prokuroria i ka komunikuar akuzat dy prokurorëve, dhe marrë ata të pandehur. Sipas burimeve të prokurorisë së Durrësit, dosja është transferuar në Fier, ku dhe do të gjykohet.

Ky vendim është marrë për të shmangur konfliktin e interesit, pasi Gina ka punuar për disa vite në prokurorinë e Durrësit dhe ka përfaqësuar këtë prokurori gjykatë. Nisur nga kjo situatë, për të mos i lënë vend çdo kalkulimi, prokuroria ka transferuar dosjen në Fier. Në Elbasan dhe Tiranë, nuk mund ta transferonin pasi Gina ka shërbyer si drejtues në Elbasan, ndërkohë në Tiranë, Gina vijon te të ishte prokuror, e ndërsa bashkëshortja e tij Gashi, ka shërbyer për disa vite në këtë akuzë. Ditën e hënë të kësaj jave, Prokuroria e Përgjithshme Arta Marku, nëpërmjet një njoftimi, dy prokurorët Rovena Gashi dhe Dritan Gina janë marrë të pandehur për veprën penale të fshehjes së pasurisë, akuzë kjo që është pasuar me urdhrin e pezullimit të tyre nga detyra.

Pasuria e bashkëshortëve Gashi dhe Gina po hetohej nga Prokuroria e Durrësit, e cila njoftohet se ka regjistruar ndaj tyre procedim, i cili parashikon veprën penale të “refuzimit për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, pezullimi nga detyra për Rovena Gashin dhe Dritan Ginën u firmos nga kryeprokurorja Marku më 11 maj, pasi kjo e fundit u njoh me ngritjen e akuzës dhe marrjen në cilësinë e të pandehurve për të dy bashkëshortët.

“Dy prokurorët do të jenë të pezulluar deri në përfundim të hetimeve ose gjykimit të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës,” thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Prokuroria e Përgjithshme. Por pavarësisht kësaj që thotë, Prokuroria e Përgjithshme në njoftim, çështja penale kundër Dritan Ginës dhe Rovena Gashit tashmë është transferuar në prokurorinë e Fierit,qytet ku dhe do kryhet procesi i gjykimit. Gjatë kohës së drejtimit të prokurorisë së Përgjithshme nga Adriatik Llalla, çifti Gina-Gashi mbanin poste drejtuese.

Gina ka qëndruar si drejtues i prokurorisë së Elbasanit, ndërsa gruaja e tij Gashi ka qëndruar për 5 vite me radhë si drejtuese e Drejtorisë së Marrëdhenieve me Jashtë dhe Sektorit të Dekriminalizimit. Pas uljes në detyrë, Gashi dhe Gina i kundërshtuan vendimet e Markut në gjykatë, duke i cilësuar ato të kundraligjshme. Pretendimet e tyre u rrëzuan respektivisht nga Gjykata e Durrësit dhe Gjykata Administrative e Tiranës, duke lënë në fuqi vendimet e kryeprokurores. Dosja penale për fshehje pasurie ndaj prokurorëve Gashi dhe Gina vjen pas hetimit, Adriatik Llalla, i cili po hetohet për pastrim parash me transaksionet multimilionë shitblerjes së tokave në periferi të Tiranës.

a.ç

Next Post
Tentoi të kryejë marrëdhënie me një vajzë të sëmurë, arrestohet 51-vjeçari

Kosovë/Lirohet Zoran Vukotiq, nuk provohen akuzat për krime, shokohen familjarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

April 7, 2026
Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

April 7, 2026
7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

April 7, 2026
Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

April 7, 2026
Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera

Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera

April 7, 2026
Kërcënimet e Trump ndaj Iranit, Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejojë përdorimin e bazave të saj

Kërcënimet e Trump ndaj Iranit, Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejojë përdorimin e bazave të saj

April 7, 2026
Ministri Hoxha, me studentët në Durrës: Rruga e Shqipërisë drejt BE, e pandashme nga angazhimi i të rinjve

Ministri Hoxha, me studentët në Durrës: Rruga e Shqipërisë drejt BE, e pandashme nga angazhimi i të rinjve

April 7, 2026
Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

April 7, 2026
Inteligjenca ushtarake ukrainase: Rusia po furnizon Iranin me imazhe satelitore të pikave ushtarake amerikane

Inteligjenca ushtarake ukrainase: Rusia po furnizon Iranin me imazhe satelitore të pikave ushtarake amerikane

April 7, 2026
Izraeli paralajmëron përshkallëzim ndaj Iranit, shefi i ushtrisë: Do të rrisim goditjet ndaj regjimit

Izraeli paralajmëron përshkallëzim ndaj Iranit, shefi i ushtrisë: Do të rrisim goditjet ndaj regjimit

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In