• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hetimi i pasurive të funksionarëve/ SHBA-BE kërkojnë forcimin e rolit të ILDKPKI, jo më para të fshehura te të dashurat

by A R
17/12/2016 09:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa në Shqipëri ka një përpjekje epike nga opozita dhe 400 gjyqtarë për të dobësuar rolin e ILDKP në zbatimin e ligjit të Vetingut, Perëndimi synon t’i japë Inspektoriatit kompetenca policore, për të goditur pasuritë e paligjshme të zyrtarëve të lartë.

Kompetencat e reja parashikohen në projektligjin për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, përgatitur nga OPDAT, EURALIUS dhe ekspertë shqiptar, bazuar në rekomandimet e ekspertëve antikorrupsion të Bashkimit Evropian dhe të gjetjeve të Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit të Këshillit të Evropës (GRECO). Projektligji ka shkuar në dorë të anëtarëve të Komisionit për Reformën në Drejtësi, ndërsa pritet të shqyrtohet në ditët në vijim.

Kompetencat
Projektligji parashikon që, gjatë kryerjes së detyrave funksionale Inspektorët e Inspektoratit të Lartë gëzojnë atributet e Policisë Gjyqësore dhe kjo për sa i përket veprës
penale të parashikuar nga neni 257/a i Kodit Penal dhe çdo vepre tjetër të lidhur me të. Projektligji shton një pikë në nenin 16 të ligjit aktual, duke u dhënë inspektorëve kompetencat e Policisë Gjyqësore, për të thelluar hetimet ndaj zyrtarëve me pasuri të pajustifikuara.

Po ashtu, sipas projektligjit veprimet e Inspektorëve të ILDKPKI kryen në përputhje të plotë me parashikimet e Kodit të Procedurave Penale dhe Ligji për Policinë Gjyqësore. Mbetet për t’u parë se si do të pritet ky parashikim nga opozita shqiptare, e cila ka një mosbesim dhe frikë të madhe nga ILDKP.

Të dashurat e zyrtarëve
Ndryshimet e propozuara në kuadër të luftës kundër korrupsionit, veshin me përgjegjësi ligjore edhe të dashurat e zyrtarëve, për vërtetësinë dhe saktësinë e të dhënave të deklaruara. Për herë të parë, në rrethin e personave të lidhur me zyrtarin, të cilët mbarin detyrimin për deklarim, shtohen bashkëjetueset apo bashkëjetuesit e zyrtarëve. Pra, bashkëjetueset, jo vetëm do deklarojnë pasurinë, por do të mbajnë përgjegjësi penale njëlloj si vetë funksionarët, për deklarim të rremë. Deri më sot, bashkëjetueset kanë shërbyer si strehë për fshehjen dhe kamuflimin e parave të dyshimta të disa funksionarëve të lartë.

Ashpërsimi i masave
Ligji përmban aktualisht 17 dispozita, të cilat rregullojnë dhe përmirësojnë kuadrin ligjor për çështje të rëndësishme, si procedurën e zgjedhjes dhe shkarkimit të Inspektorit të Përgjithshëm, rritjen e shpeshtësisë së kalimit në kontroll të plotë të deputetëve, publikimin e deklaratave të interesave private: në faqen zyrtare të ILDKPKI-së/ në përputhje me ligjin për të drejtën e informimit, ashpërsimin e masave administrative – me gjobë duke i bërë ato proporcionale dhe dekurajuese etj., duke synuar nga njëra anë rritjen në mënyrë të ndjeshme të pavarësisë institucionale të ILDKPKI-së dhe nga ana tjetër transparencën dhe llogaridhënien e saj ndaj publikut.

Fuqizimi
Misionet e SHBA dhe BE në Tiranë, OPDAT-EURALIUS, kërkojnë të fuqizojnë me ligj rolin e Inspektoriatit të Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive për verifikimin e pasurive të mbi 6 mijë funksionarëve.

Kompetencat Projektligji shton një pikë në nenin 16 të ligjit aktual, duke u dhënë inspektorëve kompetencat e Policisë Gjyqësore, për të thelluar hetimet ndaj zyrtarëve me pasuri të pajustifikuara.

Projektligjet e hartuara në kuadër të zbatimit të Reformës në Drejtësi

Projektligji “Për Presidentin e Republikës së Shqipërisë”.
Projektligji “Për ndryshime dhe shtesa në ligjin Nr. 8116 datë 29.03.1996 “Kodi i procedurës civile”, të ndryshuar”.
Projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin Nr. 152/3013 “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar”.
Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, të ndryshuar.
Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8678 datë 14.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, të ndryshuar.
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7905, datë 21.3.1995 “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
Projektligji“për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 7895, date 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”.
Projektligji “Për Organizimin dhe Funksionimin e Policisë Gjyqësore”.
Projektligji “për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr. 10173, datë 22.10.2009 “Për Mbrojtjen e Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë”, i ndryshuar.
Projektligji“ për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9157, datë 04.12.2003 “Për përgjimin e komunikimeve elektronike”, i ndryshuar.
Projektligji “për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8328, datë 16.4.1998, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të të paraburgosurve” , të ndryshuar”.
Projektligji “për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr .8331, datë 21.4.1998 “Për Ekzekutimin e Vendimeve Penale”, i ndryshuar.
Projektligji “Kodi për Drejtësinë e të Miturve”
Projektligji “Për provimin e shtetit për juristët”.
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për profesionin e avokatit”.
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për noterinë””.
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin “Për ndërmjetësimin dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve””.
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për Avokaturën e Shtetit”.
Projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për përmbaruesin Gjyqësor Privat””.
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9049, datë 10.4.2003 ‘Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë’.
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10192, datë 3.12.2009 ‘Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese’ (Anti –mafia).
Projektligjin “për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.5.2008 “ për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, i ndryshuar
Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”.
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 157, datë 10.10.2013 ‘Për masat kundër financimit të terrorizmit’
Projektligji “Për tarifat dhe shpenzimet gjyqësore në Republikën e Shqipërisë”.
Projektligji “Për ndihmën juridike”./Shqiptarja/a.m.

Next Post
Bahtiri: Mandatin tjetër si kryetar i MItrovicës do ta fitojë 1 milion për qind

Bahtiri: Mandatin tjetër si kryetar i MItrovicës do ta fitojë 1 milion për qind

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

January 23, 2026
“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

January 23, 2026
Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

January 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

January 23, 2026
Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

January 23, 2026
Trump i shpall luftë Nigerisë/ Presidenti i SHBA-ve kërkon përgatitjen për veprime ushtarake

Trump e ka braktisur botën

January 23, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë ! Nëse firmos në Shtëpinë e Bardhë është triumf i tij”

January 23, 2026
Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

January 23, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore e opozitës, të jetë bindëse dhe mobilizuese

January 23, 2026
Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In