• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hetimi ndaj Berishës/ Balla: Do bëjmë kallëzim të ri për CEZ-DIA! Çështjet janë bashkuar, ka prova të reja

by
23/03/2022 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u shpreh se se PS po shikon mundësinë të bëjë një tjetër kallëzim për çështjen e CEZ-DIA. Sipas tij ka të dhëna që mund të përbëjnë prova të reja që Balla e cilësoi si një prej aferave më të mëdha më të rënda financiare në vendin tonë.

“Do bëjmë kallëzim pebanal të ri për skandalin e CEZ-DIA, kanë dalë gjëra të reja. Askush nuk mund të mbesë i padënuar për krimet që ka bërë. Ne kemi vetëm një aleat në këtë mandatin tonë të tretë, që është populli i thjeshtë dhe i zakonshëm i këtij vendi, për të cilin kemi plot detyrime”, tha Balla.

Balla u shpreh se kjo çështje por edhe ajo e privatizimit të Kompleksit Partizani janë regjistruar dhe pritet të merren në shqyrtim. Balla, duke iu referua Sali Berishës, tha se një person “non grata”, nuk duhet të ishte pjesë e Parlamentit shqiptar, duke qenë se SHBA-të janë aleati më i afërt me Shqipërinë.

“Kam marr përgjigje për dy çështje që kam kërkuar. Kam depozituar dy kërkesa, një Prokurorit të Përgjithshëm, për kallëzimin penal të vjeshtës 2020 në ngarkim të disa shtetasve ndër ta edhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Për këtë kam marrë përgjigje, kur jam informuar nga zoti Kraja, se për këtë çështje është regjistruar procedim penal dhe që unë që kam bërë kallëzimin më thërrasin për të thënë gjithçka di dhe ndërkohë kam marrë informacion dhe jam informuar se ka pasur kallëzim tjetër nga një qytetar për sa i përket aferës së CEZ e cila mbetet një prej aferave më të rënda në financat e vet që është dashur të hetohet. Çështjet janë bashkuar dhe mbi këtë çështje prokuroria, ka kërkuar pushim të çështjes. Çështja më pas ka ndjekur disa faza gjyqësore. Për mua personalisht e kam drejtuar atë komision dhe ka qenë e qartë çështja për çfarë bëhet fjalë. Nëse në përfundim të kësaj do të ketë tentime për ta mbyllur. Kush ka ngjyer gjithë trupin në atë çështje, nuk shpëton dot. Është në dinjitetin e Kuvendit të Shqipërisë dhe ky është pozicioni personal. SHBA-të mbeten aleati më i rëndësishëm në rrugën tonë të anëtarësimit në BE dhe një aleat që punojmë çdo ditë për të cuar përpara procesin dhe plot reforma të rëndësishme. SHBA-të kanë shpallur zyrtarisht Berishën non grata, për shkak të minimit të demokracisë dhe sabotimin e drejtësisë në këtë vend. Në këtë këndvështrim këto tre arsyetime që kanë bindur SHBA-në për ta shpallur non grata, për mua dhe çdo qytetar e bën Berishën non grata edhe për në Kuvendin”, tha Balla.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po e heton çështjen e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’ për pastim parash. 2 javë më parë SPAK i ka kthyer përgjigje Kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Ballës i cili më 18 shkurt i dërgoi një letër ku kërkonte informacione se çfarë është bërë me hetimet pas padisë së tij në vitin 2020 për privatizimin e kompleksit Partizani nga Familja Berisha. Në përgjigjen e SPAK thuhet se çështja është nën hetim. Çështja është regjistuar për veprën penale të parashikuar nga neni 287 të Kodit Penal që parashikon ‘pastrim të produkteve të veprës penale’, pra pastrim parash.

Më 17 nëntor 2020 Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka dorëzuar një kallëzim penal në SPAK, për privatizimin e kompleksit “Partizani”. Balla ka ngritur akuzë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks. Një pronë  me rreth 10.000 m2, mu në qendër të Tiranës në vitin 2008 e prapa është privatizuar me një vlerë prej 100.000 dollarë. Nëse çdo qytetar shqiptarë do ta vlerësonte është një pronë me 10.000 m2  duke ndërtuar 17 kulla me një vlerë 21 milionë euro kjo është blerë më pak se vlera e një garsoniere të shitur në atë zonë. Në letrën për SPAK Balla ka kërkoi informacion se çfarë është bërë me këtë hetim.

/b.h

Next Post
“Shkatërruese për Evropën”/ Gjermania kundër embargos së plotë ndaj energjisë ruse

"Shkatërruese për Evropën"/ Gjermania kundër embargos së plotë ndaj energjisë ruse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

April 9, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

April 9, 2026
Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

April 9, 2026
Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa persona të lënduar

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa persona të lënduar

April 9, 2026
Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi planin 10-pikësh! Teherani prezanton kushtet për paqe

Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi planin 10-pikësh! Teherani prezanton kushtet për paqe

April 9, 2026
Nga armiq në ortakë? Shtëpia e Bardhë zbardh prapaskenat: Trump plan të përbashkët me Iranin për ‘vjelje’ taksash në Hormuz

Nga armiq në ortakë? Shtëpia e Bardhë zbardh prapaskenat: Trump plan të përbashkët me Iranin për ‘vjelje’ taksash në Hormuz

April 9, 2026
Nga 800 – 1800 lekë në muaj, detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet

Nga 800 – 1800 lekë në muaj, detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet

April 9, 2026
Mbi 250 të vdekur nga sulmet izraelite në Liban, mbetet e mbyllur Ngushtica e Hormuzit!

Mbi 250 të vdekur nga sulmet izraelite në Liban, mbetet e mbyllur Ngushtica e Hormuzit!

April 9, 2026
Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

Mot me diell dhe vranësira kalimtare, parashikimi për ditën e enjte

April 9, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA janë duke negociuar me kryeparlamentarin iranian për një marrëveshje

Trump kërcënon Iranin për armëpushimin: Nëse marrëveshja nuk zbatohet, goditjet do të jenë më të fuqishme

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In