• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Hetimi i zyrtarëve të lartë, Nishani rrëzon Kryeprokurorin Llalla

by Java News
17/10/2015 15:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vit pas ngritjes së strukturës antikorrupsion tek Prokuroria e Krimeve të Rënda, e megjithë  deklaratat e herëpashershme të Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla se në vjeshtë do ketë arrestime surprizë, Prokuroria vijon  të shënojë rekorde të papërfillshme për zyrtarë që  do të merreshin si të pandehur për çështje korrupsioni.

Edhe pse në shtator numri një i organit të akuzës kreu lëvizjen e radhës duke tentuar ta kthejë këtë institucion ashtu siç u besua se do të funksiononte pas ndryshimeve në ligj për hetimin e gjykimin e korrupsionit tek kjo prokurori, duke emëruar 4 prokurorë shtesë në këtë strukturë, firma e tij është kundërshtuar nga kreu i shtetit, Bujar Nishani.

Bëhet fjalë për emërimin në krye të kësaj njësie në muajin shtator të katër prokurorëve, Armand Gurakuqi, Anisa Qilimi, Enkelejda Minollai, Gent Osmani dhe shefin që do t’i drejtojë ata, prokurorin Dritan Rreshka.

Me përjashtim të Osmanit, që u transferua nga Prokuroria e Elbasanit te Krimet e Rënda, katër të tjerët u votuan nga Këshilli i Prokurorisë, e më pas u emëruan nga Prokurori i Përgjithshëm në strukturën që vijon të jetë e brishtë pavarësisht pritshmërive.

Por, me sa po shikohet kjo lëvizje e Prokurorit të Përgjithshëm nuk është konsideruar e duhura nga Presidenti, pasi të katër emërimet nuk janë dekretuar prej tij.

Argumenti që rrëzon Prokurorin e Përgjithshëm e që me sa duket shfaq një marrëdhënie jo të mirë mes Llallës dhe Nishanit, thuhet në rrugë jozyrtare të jetë mosndjekja e të gjitha kritereve për këto emërimeve, kjo pasi për katër prokurorët, së pari duhej kryer shpallja e vendeve vakante tek Krimet e Rënda e më tej ata duhet t’i nënshtroheshin konkursit, thonë burimet.

Megjithë refuzimin e Presidentit Nishani për t’i dekretuar, Prokurori i Përgjithshëm ka zgjedhur që t’i qëndrojë firmës së tij, duke i lënë ata tashmë si të komanduar në këtë detyrë, çka do të thotë se aktualisht në Prokurorinë e  Krimeve të Rënda janë me pëlqim vetëm prokurori Gentian Osmani dhe prokurori amerikan Gjon Junçaj.

Edhe pse ka një vit që ka kaluar ligji që i jep kompetenca të plota Prokurorisë së Krimeve të Rënda për dosjet e korrupsionit, deri më tani Prokuria e Krimeve të Rënda ka marrë vetëm dy vendime fajësie që janë pesë vjet nga gjykimi i shkurtuar i ish-kryekomunarit të Bërzhitës, Genci Drita dhe tre vjet të konvertuar në shërbim prove për ish-gjyqtarin e Pogradecit, Dhimitër Pojanaku, ndërsa janë ende nën gjykim gjyqtarja e Lezhës,  Parashqevi Ademi, për të cilën prokuroria kërkon 6 vjet burg, kurse për gjyqtarin e Sarandës, Rasim Doda, gjykata është në pritje të dëgjimit të dëshmitarëve/Top Channel

Next Post

Nuk do ta besoni, ja si dukej Bleona fëmijë (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In