• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Hetimi i ‘Konkurrencës’ për tregun e miellit/ Anëtarët e komisionit ‘fundosin’ punën 1-vjeçar. Reka: Kompanitë vazhdojnë të përcaktojnë çmimet

by Java News
01/10/2021 08:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Autoritetit të Konkurrencës vulosi shkeljet që 5 kompani të importit dhe përpunimit të grurit kanë bërë duke monopolizuar tregun e duke përcaktuar në bllok çmimin, që çoi në rritje e çmimit të bukës, por megjithatë i shpëtuan gjobës rreth 5 milionë euro. Drejtori i Kabinetit të Autoritetit të Konkurrencës, Indrit Reka, në një intervistë për Report Tv ka sqaruar se si nisën hetimet për ndërmarrjet që operojnë në fushën e tregtimit dhe të importit të grurit nga jashtë.

Hetimi për 4 ndërmarrjet nisi nga një ankesë nga një ndërmarrje që operonte në këtë treg. Me përfundimin e hetimit paraprak dhe të thelluar, në 2020 u mor vendimi 700 që detyronte ndërmarrjet që të kishin një sjellje të caktuar në treg. Në vijim të hetimi është lënë edhe monitorimi 1 vjeçar që është bërë nga Sekretariati i autoritetit mbi zbatimin e këtij vendimi. Gjatë monitorimit janë konstatuar shkelje që janë përmbledhur ne raportin e monitorimit që përgatiti Sekretariati që është miratuar nga të gjithë anëtarët. Raporti i është dërguar palëve për tu dëgjuar në seancë dhe në përfundim dilet me një vendim për sjelljen e ndërmarrjeve. Edhe pse raporti është miratuar nga të gjithë anëtarët e komisionit me të gjitha shkeljet e konstatuara nga Sekretariati në vendimin përfundimtar nuk është arritur shumica për të marrë një sanksion siç është propozuar. Sipas Rekës, këto kompani vijojnë të përcaktojnë çmimet dhe hetimet tani janë mbyllur.

Intervista e plotë:

Pra ju bëtë një hetim, dolët në konkluzionin që kishte shkelje nga këto ndërmarrje, pas hetimit dhe monitorimit që bëtë nuk arritët të vendosnit një masë ndëshkuese?

Reka: E saktë. Për më tepër vendimi 700 me detyrimet nuk u ankimua nga asnjë palë pra nga kompanitë.

Pra palët e kanë pranuar?

Reka: Palët ligjërisht e kanë pranuar sepse s’kanë më afate për ta ankimuar në gjykatë dhe rrjedhimisht vendimi mbetet në fuqi.

Pas monitorimit 1 vjeçar çfarë konkluzionesh nxorët?

Reka: Janë konstatuar që ka shkelje të pikës 6 të vendimit 700 që janë detyrat që duhet të zbatonin ndërmarrjet gjatë vitit dhe nuk janë zbatuar dhe konsiderohen shkelje të rënda sipas ligjit për mbrojtjen e konkurrencës.

Detyrat që ju kishit lënë ishin të mos përcaktonin çmimet, të mos ndanin tregun dhe mos dominonin tregun, këto vendime nuk u respektuan?

Reka: Detyrat nuk u respektuan, dhe këto janë konkluzionet që u nxorën nga monitorimi.

Më pas u propozua gjoba nga sekretariati, çfarë ndodhi?

Reka: Këto detyrime monitorohen dhe në përfundim dilet në konkluzion nga Sekretariati nëse janë zbatuar apo jo, dhe në rastin konkret nuk janë zbatuar dhe rrjedhimisht është kërkuar ndëshkim për mos respektim të këtyre dispozitave.

Sa ishte vlera e gjobës?

Reka: Vlera varionte nga 3.2 deri ne 10% të xhiros totale të vitit të kaluar, vlera ishte e konsiderueshme, rreth 500 milion…

A ishte 5 mln euro?

Reka: Po përafërsisht.

Gjoba do të ndahej në mënyrë të barabartë mes kompanive apo jo?

Reka: Gjoba do të ndahej në bazë të veprimtarisë dhe shkeljes së bërë.

Çfarë mund të bëjë konkurrenca për ta vijuar çështjen?

Reka: Çështja është përfunduar sepse është marrë vendim për të mos vijuar më tej, ndryshe nga vota e kryetares dhe anëtares për sanksionimin me gjobe në bazë të shkeljeve.

Gjetjet që keni konstatuar do të vijojnë të jenë në fuqi dhe pse nuk u mor masa ndëshkuese apo mbyllet këtu i gjithë procesi?

Reka: Nëse është marrë vendim për mos sanksionim nuk mund të vijohet me procesin pasi është i mbyllur hetimi, është bërë dhe hetimi i thelluar është bërë dhe monitorimi dhe nuk ka procedurë të mëtejshme.

Po nëse ka kërkesë nga ndonjë ndërmarrje për të nisur një hetim të ri tani, çfarë do të bëni?

Reka: Nëse marrim ankesa do hapim prapë hetim, momentalisht është mbyllur.

A keni hapësirë të mjaftueshme ligjore për të vepruar dhe vepruar-kontrolluar tregun?

Reka: Ligji na jep kompetenca për ta monitoruar tregun, për ta hetuar dhe ndëshkuar atë nëse ka shkelje.

Po lind pyetja se është krijuar ngërç se keni gjetur shkelje po nuk i ndëshkoni dot?

Reka: Nuk është ngërç është pjesë e një votimi për mbylljen e procesit sepse ligji i ka të gjitha hapësirat për të vepruar.

Sa e keni mbështetjen e institucioneve publike gjatë momentit të hetimeve?

Reka: Mbështetjen e kemi pasur shumë të lartë.  Edhe bashkëpunimi me institucionet e tjera, Tatime, Dogana dhe me radhë janë bashkëpunuese.

A janë të arkëtuara gjobat dhe sa janë vlera e gjobave të arkëtuara?

Reka: Nuk mund të them një vlerë të saktë por ne i ekzekutojmë në kohë rekord gjobat dhe nuk kemi probleme me ekzekutimin e tyre.

g.kosovari

Next Post
Arrestohet 18-vjeçari, vodhi me armë një dyqan në Shkodër

‘Ka në shtëpi…’/ Informacioni ‘fundos’ 34-vjeçarin nga Mamurrasi. Policia i gjen 4 kg kanabis, përfundon në pranga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

January 21, 2026
“Po jepja porosinë kur ndodhi krimi”/Avokati i Metës, dëshmitar në vrasjen te “Komuna e Parisit”: I njihja të dy, aty haja drekën..

“Gjyqtarët në GJKKO janë kamikazë”- Avokati i Ilir Metës: Presidentin po e mbajnë kot 16 muaj në qeli

January 21, 2026
Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

January 21, 2026
“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

January 21, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

January 21, 2026
Vrasjet e 21 janarit, analisti Arben Meçe: Ekzekutimet, sipas një skeme të përgatitur nga Berisha

Kufiri politik i 21 janarit: Vija e kuqe që mban PD larg pushtetit

January 21, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“E bëri gjak Shqipërinë”/ Beqiri: “21 Janari” nuk mbyllet pa marrë burgim përjetë Berisha

January 21, 2026
Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

January 21, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Rama në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton kërkesën e PS: Të enjten seancë plenare

January 21, 2026
“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In