Pas debatit të djeshëm në lidhje me nenin 25 të drafit kushtetues të reformës në drejtësi, nëse ish ministrat e qeverisë Berisha do të jenë apo jo pjesë e hetimeve të Gjykatës dhe Prokurorisë Speciale, ka reaguar edhe Kryeministri Rama. Kreu i qeverisë shkruan përmes një statusi në rrjetin social se nuk ka nen 25 të drafit ku të ketë përjashtime për ish ministrat e qeverisë Berisha. E meqenëse shumë pjesë të drafit janë hartuar nga vetë ekspertët ndërkombëtarë të EURALIUS dhe OPDAT, Kryeministri shkruan:
“S’ka nen 25 me perjashtime mos u shqetesoni per kete! Eshte vetem prova qe edhe miqte e partneret tane jane te gabueshem…. Do behet me e mira, durim”- shkruan Rama.
Në këtë nen flitej për zyrtarëte lartë që do të mund të hetoheshin nga Gjykata Speciale, e cila do të ngrihet me kalimin e reformës në drejtësi. Ajo që “mungonte”, ishin pikërisht ish ministrat e qeverive të shkuara, në listën e gjatë të zyrtarëve që Gjykata speciale do të ketë të drejtë të gjykojë. Javanews/ a.k