Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Edvin Kulluri deklaroi se kjo forcë politike mbështet punën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në trajtimin e barabartë para ligjit të çdo politikani, duke iu referuar edhe çështjes “Partizani”, për të cilën është vënë në hetim për korrupsion, ish kryeministri Sali Berisha.
“Qëndrimi ka qenë i qartë edhe për çështjen e klubit Partizani, që PD mbështet pa rezerva punën e SPAK në trajtimin e barabartë para ligjit të kujtdo politikani shqiptar.
Që ne të bëjmë avokatin apo prokurorin e klubit Partizani, apo inceneratorët, kjo nuk shkon. Denoncimet që kemi bërë, janë denoncime që organet e drejtësisë duhet t’i marrin parasysh dhe kemi luftuar që këto të merren parasysh”, theksoi ai në një intervistë për ABC News.
/f.s