• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

HETIMI CEZ/ Bojkoton Berisha. Balla- Ristanit: Ke bërë burg. Deputeti PD: Shpifarak, dorëhiqu

by Java News
09/12/2016 10:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk është paraqitur në mbledhjen e sotme të komisionit hetimor për CEZ-in. Dy javë pasi braktisi punimet e këtij komisioni me pretendimin se kreu i tij, Taulant Balla, është në konflikt interesi, i njëjti argument është përdorur nga Berisha për të refuzuar edhe mbledhjen e kësaj të premte.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani, tha se Balla është dënuar nga gjykata për shpifje ndaj ish-kryeministrit. Sipas tij, Berisha do vijë në seancë sapo Balla të ketë dhënë dorëheqjen nga drejtimi i komisionit.

“Jeni dënuar për shpifje me 10 milionë lekë. Z.Berisha do vijë në këtë komision sapo të keni dhënë dorëheqjen. Ju jeni në konflikt interesi për këtë vendim të gjykatës”, u shpreh Ristani.

Nga ana e tij, kryetari i komisionit të hetimor i kërkoi opozitës që t’i drejtojë kërkesë Kuvendit për pretendimet e saj.

“Këtu nuk është ngritur komision hetimor për Argitën dhe as për Shkëlzen Berishën. S’është ngritur komision hetimor për familjen e Sali Berishës. Komisioni është ngritur për hetuar marrëveshjen e privatizimit të OSHEE te CEZ. Nuk tërhiqem nga hetimi i kësaj çështje. Ky komision do të vijojë në drejtimin tim sa kohë Kuvendi më ka besuar këtë detyrë. Ju keni të drejtë t’i drejtoheni Kuvendit me kërkesë”, u shpreh Balla.

Duke iu referuar mungesës në komision të ish-kryeministrit Berisha për të dëshmuar, Balla tha se do t’i kërkohet, përmes një shkrese, Policisë së Shtetit, për ta sjellë atë me forcë.

“Dëshmitari do të merret me forcë dhe do të vijë në këtë komision. Kur dëshmitari nuk paraqitet pa arsye, i kërkohet policisë ta sjellë me forcë. Sekretari  i komisionit të hartojë shkresën që t’i bëjë thirrje Policisë për ta sjellë me forcë në komision. Kjo marrëveshje i ka kushtuar shtetit një dëm prej 400 mln euro. Ryshfeti 3.6 mln euro që mendohet t’i ketë marrë dëshmitari”, tha Balla.

Mbledhja e komisionit hetimor për CEZ-in u shoqërua me debate dhe akuza mes deputetëve Taulant Balla dhe Arben Ristani.

Debati Ristani-Balla:

Arben Ristani: Ju jeni shpifarak i dënuar nga gjykata, i konfirmuar me vendim gjyqësor. Gënjyet javën tjetër se s’ka një dënim të tillë, gënjyet edhe sot kur thatë se këtë e ka në dorë gjykata. Jeni dënuar si shpifës me vendim gjyqësor. Dhe kjo është e mbyllur.

Taulant Balla: Ti ke qenë në burg apo jo? Ke qenë në burg me urdhër të Sali Berishës. Shko shlyej dënimin.

Arben Ristani: Je mashtrues dhe shpifës i dënuar nga gjyqësori. Mos shpif, jep dorëheqjen.

Taulant Balla: Këtë çështje e vendos kryetari i Kuvendit. Ti zotëri ke vendim të Gjykatës së Lartë, shko shlyeje atje.

Arben Ristani: Gënjen dhe je mashtrues.

Taulant Balla: Gënjen ti. Kërkesën tuaj drejtojani kryetarit të Kuvendit. Kjo është një kërkesë e ulët për të shmangur dëshmitarin nga llogaridhënia. Ky komision thërret dëshmitarë dhe për fat të keq jo të pandehur. Dëshmitari do të merret me forcë dhe do të vijë në këtë komision.

ma.me

Next Post
Reforma zgjedhore/ PD në një linjë me PS, kundër propozimit të LSI për listat e hapura

LETRA/ Ristani i shkruan Metës: Shkarko Ballën nga Komisioni Hetimor për CEZ

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In