• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

HETIMET/ Vrasja e biznesmenit Edmond Papa në Selitë, policia ngre dy pista kryesore

by Java News
17/12/2022 12:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur kanë kaluar disa orë nga atentati i pasdites së djeshme ku viktimë mbeti 49-vjeçari, Edmond Papa, në lokalin ku ndodhi krimi vijon të mbetet shiriti i Policisë dhe të konsiderohet një skenë krimi. Siç duket, për hetuesit nuk janë përfunduar të gjithë procedurat dhe marrja e të dhënave që mund të dokumentojnë këtë ngjarje të rëndë dhe për këtë arsye, pritet që gjatë ditës së sotme të ketë një rikthim të grupit hetimor për të bërë dhe një kqyrje tjetër në vendin e ngjarjes.

Që prej momentit të vrasjes, policia ka shoqëruar në komisariat për të ju marrë dëshminë e tyre të paktën 10 personave, dëshmitarë në skenën e krimit dhe familjarë të viktimës.

Sipas informacioneve paraprake, dëshmitarët kanë thënë se kanë parë një person të maskuar të cilin nuk kanë mundur që ta identifikojnë pasi ka qenë me kapuç në kokë.

Ndërkohë, familjarët kanë treguar në lidhje me të kaluarën e viktimës. Dëshmitë e tyre janë përqëndruar tek dënimi me 7 vite burg i 49-vjeçarit Papa në Greqi ku ai është dënuar për veprën penale të tafikut të lëndëve narkotike. Mësohet se ata gjithashtu kanë treguar se Papa ishte i skeduar në Britaninë e Madhe si person që dyshohej që mund të ketë trafikuar lëndë narkotike, megjithatë nuk ka pasur procedim në shtetin anglez.

Gazetari Besar Bajraktaraj raporton se për të zbardhur ngjarjen, janë ngritur 2 pista hetimi që kanë të bëjnë me vrasje që mund të kenë lindur për trafikimin e lëndëve narkotike dhe po ashtu edhe vrasje për çështjen e pronave apo dhe të bizneseve pasi 49-vjeçari njihej si biznesmen ndërtimi, dispononte disa prona, por edhe një hotel në Sarandë.

Sipas ndërtimit të skenës së krimit, mësohet se atentatori që i mori jetën Edmond Papës, e priste 49-vjeçarin për ta ekzekutuar. Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë me dije se viktima kishte mbërritur të premten në Tiranë së bashku me të ëmën e tij, të cilën e kishte sjellë në kryeqytet për vizitë mjekësore. Papaj kishte shkuar tek banesa e vëllait të tij në zonën e Selitës. Ai kishte zbritur tek lokali poshtë pallatit për të konsumuar kafe.

Por vrasësi, i cili e priste aty pranë, siç sqarojnë burimet e policisë, shikonte të gjitha lëvizjet e Edmond Papës. Sapo 49-vjeçari hyri brenda lokalit, edhe vrasësi shkoi brenda ambienteve të këtij biznesi. Ai iu afrua deri pranë tavolinës dhe e qëlloi mbi 6-7 herë me pistoletë. Më pas u largua në këmbë nëpër rrugica. Nga kqyrja e kamerave të sigurisë, burime nga grupi i hetimit thonë se vrasësi kishte ardhur në këmbë dhe u largua po në këmbë. Ai mbante në kokë një kapuç, çka për momentin është i paidentifikueshëm. Kjo shton dyshimet se atentatori është ndihmuar edhe nga persona të tjerë për t’u larguar nga vendngjarja. 49-vjeçari Papa u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në kryeqytet, ku ndërroi jetë më vonë për shkak të plagëve të rënda. Edmond Papa jetonte prej disa kohësh në Britani të Madhe. Ai ka qenë i dënuar me 7 vite burg në Greqi për trafikim të lëndëve narkotike.

/s.f

Next Post
“Do të heqë shumë Shqipëria?”/ Gazetari Artan Hoxha publikon videon: Çfarë ka bërë, ç‘gjynahe paguan?

“Parajsa fiskale e krimit”, Artan Hoxha: Shqiptarët kanë investuar 1 miliard dollarë në Dubai

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli rifillon sulmet në Liban, Netanjahu: Nuk përfshihet në armëpushimin me Iranin

Izraeli rifillon sulmet në Liban, Netanjahu: Nuk përfshihet në armëpushimin me Iranin

April 8, 2026
Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

April 8, 2026
Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

April 8, 2026
Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

April 8, 2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

April 8, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD kërkesë Kuvendit: Procedurë të përshpejtuar për propozimin që ul çmimin e naftës

April 8, 2026
Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

April 8, 2026
Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Masa drastike në Greqi: kufizohet përdorimi i rrjeteve sociale për të miturit

April 8, 2026
SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

Nga kërcënimi për shkatërrimin e Iranit te armëpushimi 2-javor, si e ndryshoi Trump kursin brenda një dite

April 8, 2026
“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In