• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Hetimet/ Tre pista për ekzekutimin në Elbasan, dyshohet për vrasës me pagesë, lirohen 25 të shoqëruarit

by
12/05/2021 21:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E vetmja dëshmitare në atentatin ndaj e Everest Cakës ishte bashkëshortja e tij Silvana. Edhe pse mbeti e plagosur ajo ka treguar përballë hetuesve mënyrën si ndodhi ngjarja, por pa mundur të identifikojë autorët për shkak të errësirës dhe fytyrës që mbanin të mbuluar.

“Sapo makina jonë nisi lëvizjen, një mjet na goditi nga pas, kujtuam se ishte aksident. Pashë një burrë që u afrua tek xhami i shoferit dhe mbante në duar një armë. Ai qëlloi disa herë në drejtim të Everesit, në qafë dhe në gjoks. Një plumb më goditi në krah” tha ajo.

Silvana tregon se e plagosur mundi të dalë nga makina për t’i ardhur në ndihmë bashkëshortit të saj, që fatkeqësisht kishte ndërruar jetë.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore 41-vjeçari është qëlluar me të paktën 12 plumba nga një distancë e afërt dhe pjesën më të madhe e ka marrë në qafë dhe në bark. Deri më tani janë shoqëruar në komisarit mbi 25 persona, por pasi janë marrë në pyetje janë lënë të lirë. Nisur nga mënyra si është kryer krimi, hetuesit kanë dyshime se autorët mund të jenë vrasës me pagesë.

Tre janë pistat ku janë përqendruar hetimet, ajo e vrasjes për shkak të përplasjes së grupeve kriminale për prishjen e pazareve të drogës, ajo e hakmarrjes, por nuk përjashtohet edhe ndonjë konflikt që mund të ketë pasur viktima kohët e fundit. Nga verifikimet Çaka rezulton se është i afërm i Arjan Spahiut që mbeti i vrarë në Belgjikë një vit më parë. Ky i fundit kishte lidhje familjare me vëllezërit Indrit dhe Erjon Alibej, i pari mbeti i vrarë në dhjetor të 2018-tës, ndërsa Erjon Alibej është arrestuar si urdhërues i dy vrasjeve të ndodhura së fundmi në Elbasan, shkruan ABC.

Një tjetër pistë është ajo e vrasjes për hakmarrje, pasi viktima është dyshuar në 2010-tën për ekzekutimin e 52-vjeçarit Gëzim Alikajt në Elbasan. Në atë kohë policia kishte dyshime se vrasja u krye për hakmarrje pasi vëllai i 52-vjeçarit kishte urdhëruar vrasjen e Alfons Çakës në Spanjë, vëllait të Everest Çakës. Ky i fundit u dyshua edhe për masakrën e familjes Mahmuti, që në nëntor të viti 2011 në Elbasan u vranë me nga një plumb në kokë vëllezërit Emin e Xhelal Mahmuti dhe babai i tyre Pëllumb Mahmuti. Personi i vetëm që i shpëtoi atentatit ishte Zenel Mahmuti, që dyshohet se ishte shkaku i kësaj ngjarje të rëndë pasi ishte në kërkim nga policia për vrasjen e Alfons Çakës në Spanjë. / b.h

Next Post
Çfarë po ndodh brenda PD? Basha mbledh Këshillin Kombëtar, përballja e parë me rivalin dhe Nishanin

Çfarë po ndodh brenda PD? Basha mbledh Këshillin Kombëtar, përballja e parë me rivalin dhe Nishanin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In