• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

HETIMET/ Sherri që dyshohet se solli vrasjen babë e bir në Dukagjin

by Java News
02/07/2023 11:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shkodrës i ka përqendruar hetimet për zbardhjen e vrasjes së babë e bir në Dukagjin, në një konflikt që Gjokë Gurra ka pasur një vit më parë me një bashkëfshatarin e tij. Burime nga grupi hetimor thanë për ABC News se 57 vjeçari dhe i njohuri i tij që tashmë po hetohet nga policia, janë konfliktuar dhe zënë me grushta vitin e kaluar.

Nga dëshmitë e banorëve të fshatit Sumë, por edhe të familjarëve të dy viktimave, shkak i sherrit të asaj kohe ishte bërë tregtimi i lëndëve drusore.

Gjokë Gurra që deri në vitin 2008 ka shërbyer në radhët e policisë në Shkodër, kohët e fundit bashkë me të birin, Eduardin merrej me aktivitetin e tregtimit të lëndës drusore për zjarr. Ata kishin zënë disa zona pyjore për t’i prerë dhe lëndën drusore e shiste në qytetin e Shkodrës.

Konflikti mes Gjokë Gurraj dhe bashkëfshatarit të tij një vit më parë kaloi në heshtje por policia dyshon se ky sherr mund të jetë bërë shkak për vrasjen e babë e bir pasditen e datës 29 qershor në hyrje të fshatit Sumë.

Gjokë dhe Eduard Gurra u qëlluan me 8 plumba kallashnikovi në makinën e tyre teksa ishin duke shkuar në fshatin ku kanë jetuar prej vitesh për të parë dëmet që u ishin shkaktuar nga djegia e banesës. Djegia e banesës para se t’u bëhej atentat babë e bir dyshohet se është organizuar me qëllim nga autorët për t`ju ngritur pritë atyre.

Gjokë Gurra ka punuar edhe si kryeplak i fshatit Bruçaj. Si pistë hetimore për zbardhjen e atentatit, policia ka edhe atë të kultivimit të bimëve narkotike, ku po verifikohen rastet që 57 vjeçari mund të ketë denoncuar në polici gjatë kohës që mbante postin e kryeplakut të fshatit.

/f.stafa

Next Post
Masakër mjedisore te “Syri i Kaltër”, priten pemët për të ndërtuar lokal brenda parkut

Masakër mjedisore te "Syri i Kaltër", priten pemët për të ndërtuar lokal brenda parkut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

April 5, 2026
Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

April 5, 2026
“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

April 5, 2026
2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

April 5, 2026
Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

April 5, 2026
Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

April 5, 2026
Berisha në Gjermani takoi edhe Fritzin, mikun e tij të vjetër

Kandidatura për Tiranën/ Bejko: Braçe ‘e ka ndarë mendjen’, por Ramës i duhet Manastirliu

April 5, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In