Në zyrën e Kadastrës në Durrës mesditën e sotme ka shkuar një grup prej 10 prokurorësh, gjashtë ë organit të akuzës së qytetit bregdetar dhe katër të Tiranës në kuadër të sekuestrimit të provave që po bëhen për hetimet në lidhje me pallatet dhe ndërtesat që ka pasur abuzime me ndërtimin duke sjellë edhe pasojat tragjike nga tërmeti.
Ndërkohë Report Tv, mëson nga prokuroria se për çdo pallat që duhet shembet dhe për këto arsye është provë e krimit, fillimisht bëhet fotografimi i vendit të ngjarjes, më pas do maten trashësia e hekurit dhe sa është e dukshme, dhe do marrin kampionet e hekurit dhe te betoni për të analizuar në laborator.
Pra foto bashkë me kampionet e inerteve bëhen pjesë e dosjes. Këto informacione pastaj do krahasohen me të dhëna të parashikuara në fazën e ndërtimit, pikërisht lidhur me strukturën: pra numri dhe trashësi të kolona bashkë me llojin e hekurit dhe llojin e betonit.
Sipas Artan Shkrelit që drejton ekipin qeveritar që mbivëzhgon monitorimet mbi pallatet e dëmtuara dhe mbivëzhgon edhe mbi shembje të atyre që rezulton të pabanueshme dhe në rrezik shembje, pretendon që për cdo pallate të shembur bëjnë fotografi dhe krijohet një dosje teknike që mund të vendoset në dispozicion të prokurorit.
g.kosovari











