• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Hetimet për vrasjen, ish-drejtori i OSHEE-së dyshohet se jepte para me fajde

by Java News
11/09/2016 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrasja e ish-Drejtorit të Tensionit të Lartë për Veriun në OSHEE, Saimir Jaku mund të jetë kryer për shkak të konflikteve të mundshme, që kanë lidhje me dhënien apo marrjen e fajdeve në shuma të mëdha të parave.

Të paktën kjo është një ndër pistat e hetimit, mbi të cilën po punon grupi hetimor. Të afërm të viktimës, që janë marrë në pyetje, kanë thënë se prej disa kohesh viktima merrej me këtë aktivitet.

Pikërisht këto konflikte dyshohet se kanë qenë edhe shkaku i goditjes me armë të shtëpisë së tij një vit më parë.

Sipas hetuesve, viktima mund të ketë patur konflikt me persona të tjerë dhe ngjarjen e një viti me parë ata e lidhin me një paralajmërim të mundshëm ndaj Jakut, për të ardhur me pas në eliminimin e tij fizik, këtë të premte.

Një aspekt që po analizohet me detaje është dhe mënyra tejet e ashpër e ekzekutimit të Jakut.  Dëshmitarë okulare në vendin ku u vra Jaku thonë se ekzekutori ka zbrazur të gjithë karikatorin e armës dhe është treguar i kujdesshëm që mos prekte klientët e tjerë të lokalit ku ndodhi ngjarja.

Një 50-vjecar, që gjendej me Jakun në tavoline, u plagos aksidentalisht. Një ditë me parë TV Klan mësoi se automjeti që besohet të jetë përdorur nga autorët e vrasjes Saimir Jakut u gjet i djegur në Malësinë e Kurbinit, në fshatin Vinjoll.

Automjeti tip “Mercedes Benz” rezulton i vjedhur në vitin 2015, në Kodër-Kamëz. Ai është i denocuar si i vjedhur nga pronari, ndërsa mësohet se tragat me të cilat lëvizte ishin false.
Dy personat që morën pjesë në atentat e kanë djegur makinën duke humbur më pas çdo gjurmë. Ekspertët kanë këqyrur atë çfarë ka mbetur nga makina, por deri tani nuk kanë arritur asnjë element të vlefshëm për zbardhjen e krimit.

Nga mënyra se si është kryer atentati grupi hetimor dyshon që kemi të bëjmë me vrasës me pagesë, megjithatë kjo pritet të konfirmohet gjatë hetimit./ TV KLAN

Next Post
Madonna dhe ish-bashkëshorti në gjyq për kujdestarinë e djalit

Madonna dhe ish-bashkëshorti në gjyq për kujdestarinë e djalit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e Berishës: 18 në pranga! Procedohen penalisht Bardhi, Balliu, Baçi e Minarolli

Protesta e Berishës: 18 në pranga! Procedohen penalisht Bardhi, Balliu, Baçi e Minarolli

January 25, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Ngjarje e rëndë në Vlorë! Plagoset me thikë një 44-vjeçar pas një konflikti të çastit

January 25, 2026
Parashikimi i motit për sot/ Vranësira dhe temperatura deri në 34 gradë Celsius

Moti sot parashikohet me vranësira deri pasdite dhe reshje shiu me intensitet të ulët

January 25, 2026
Shoqërimi i të miturit/ Policia: Po gjuante me gurë, pas verifikimit e lamë të lirë

Shoqërimi i të miturit/ Policia: Po gjuante me gurë, pas verifikimit e lamë të lirë

January 25, 2026
Rama reagon për protestat e PD: Pisllëku që lënë pas, si jashtëderdhja e plakut të lajthitur që i organizon

Rama reagon për protestat e PD: Pisllëku që lënë pas, si jashtëderdhja e plakut të lajthitur që i organizon

January 25, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Fjalime, molotovë, dhe… në rishikim

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

January 24, 2026
“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In