• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Hetimet për vrasjen e Rashës, sekuestrohen bisedat e dy policëve me sallën operative

by A R
10/12/2020 21:23
EFEKTIVI NEVALDO HAJDARAJ

EFEKTIVI NEVALDO HAJDARAJ

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria ka sekuestruar të gjitha bisedat e raportuara në sallën operative nga efektivët e policisë lidhur me ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë 25-vjeçari Klodian Rasha.

Të gjitha bisedat janë marrë nga sistemi TIMS, aty ku edhe regjistrohen. Në dosjen hetimore të prokurorisë cilësohet se si dy efektivët kanë raportuar dhe kanë kërkuar përforcime në drejtim të rrugës “Dritan Hoxha”, aty ku dhe u bë ndjekja e Klodian Rashës.

Policia, për verifikim, mësohet të ketë thënë oficeri që përdori armën. Sipas të dhënave të siguruara nga prokuroria, oficeri i ka kërkuar Rashës të ndalojë rreth orës 01 e 10 minuta pas mesnate e në momentin që ai është larguar me vrap, e ka ndjekur për disa metra.

Efektivi i Shqiponjave, gjatë ndjekjes, ka thënë për prokurorinë se në një moment i dyshuari është kthyer dhe se i ka thënë mos u afro se do të të qëlloj. Kaq ka mjaftuar që efektivi të bërtasë “Armë”, në mënyrë që të ishte një formës injalizuese për oficerin tjetër, i cili menjëherë ka bërë raportimin në sallën operative.

Gjatë ndjekjes, ndonëse kanë tentuar t’i dalin para, 25-vjeçari ka bërë të njëjtën gjë edhe me efektivin tjetër duke e kërcënuar se do ta qëllonte. Një tjetër raportim në radio është dëgjuar gjatë kohës kur i riu ka qenë duke u larguar në rrugicat që të nxjerrin në ish-Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave se i riu mbante armë.

Oficeri që përdori armën gjatë ndjekjes u rrëzua dhe qëlloi në drejtim të të riut. Njëri nga plumbat nuk e preku, ndërsa plumbi i dytë i preku zemrën pas shpatullave. Efektivi përballet me akuzat e kapërcimit të kushteve të mbrojtjes dhe përdorimit të armëve, ndërsa prokuroria kërkon arrest me burg.

/a.r

Next Post
“Vaksina të shkojë në çdo cep të globit”, Bill Gates dhuron 250 milionë dollarë

"Vaksina të shkojë në çdo cep të globit", Bill Gates dhuron 250 milionë dollarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

December 29, 2025
“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

December 29, 2025
Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

December 29, 2025
Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

December 29, 2025
Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

December 29, 2025
Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

December 29, 2025
“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

December 29, 2025
“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

December 29, 2025
“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

December 29, 2025
Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com