• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Hetimet për ish-ministrin, java e ardhshme vendimtare për Saimir Tahirin

by Java News
12/01/2019 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fillimi i javës së ardhshme pritet të jetë deçiziv për fatin e dosjes hetimore ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit. Grupi i prokurorëve të krimeve të rënda që ka në dorë këtë dosje prej më shumë se 16 muajsh do të mblidhet para të mërkurës së 17 Janarit, ditë kur përfundojnë afatet hetimit. Hetuesve deri tani u janë dashur të shtyjnë afatët e hetimeve 4 herë për shkak të vonesave të përgjigjeve të mbërritura me letër-porosi nga Italia, Greqia e Mali i Zi si dhe hetimit pasuror që po kryhet.

Por kjo herë pritet të jetë e rëndësishme për hetimin edhe për shkak se dosja e grupit të Habilajve u mbyll nga prokuroria dhe u dërgua për gjykim. Prokuroria e Krimeve të Rënda po e heton ish-ministrin e Brendshëm pikërisht për lidhjet me këtë grup, duke ngritur për të akuzat e korrupsionit dhe trafikut të drogës. Sipas akuzës, Tahiri dyshohet se ka favorizuar  grupin e Habilajve në trafikun e kanabisit në kohën kur ishte ministër. Por çuditërisht emri i Saimir Tahirit nuk ishte në listën e 9 personave që u dërguan në gjyq në fillim të kësaj javë, duke veçuar hetimin për të. Por grupi hetimor ka në tavolinë tre opsione se çfarë do të ndodhë me këtë dosje.

I pari është zgjatja e afateve hetimore për shkak se duhet të kryehen edhe disa veprime të tjera. Opsioni i dytë është dërgimi në gjyq i dosjes dhe mundësia e tretë është pushimi i saj për shkak të pamundësisë për të lidhur ish-ministrin me grupin e Habilajve. Saimir Tahiri për lidhjet me këtë grup u hetua edhe nga autoritetet italiane. Prokuroria e Antimafias së Katanias në 15 Mars të vitit të kaluar i kërkoi gjykatës pushimin e hetimeve ndaj ish-ministrit, pasi nuk gjeti asnjë provë që e lidhte atë me grupin e Habilajve. Kërkesa u miratua nga gjykata dhe ky vendim pushimi është bërë pjesë e dosjes hetimore në Shqipëri, pasi u dorëzua si provë nga vetë Saimir Tahiri.

a.cupaj

Next Post
VIDEO/ Përleshja e dhunshme që i mori jetën tifozit të Interit

VIDEO/ Përleshja e dhunshme që i mori jetën tifozit të Interit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria nuk ka varësi nga importet që kalojnë nga Hormuzi”, ministrja Ibrahimaj: Furnizimi me karburante, i sigurt

“Shqipëria nuk ka varësi nga importet që kalojnë nga Hormuzi”, ministrja Ibrahimaj: Furnizimi me karburante, i sigurt

March 18, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Problemi në PD nuk janë ata që janë me Berishën, por ata që janë dorëzuar tek Berisha

March 18, 2026
DASH raport për transparencën fiskale, Shqipëria mes 71 vendeve që përmbushin standardet!

DASH, kabllogram Ambasadave amerikane në botë: Përgatituni për situata emergjente

March 18, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë do të thotë drita jeshile e Brukselit për raportin e ndërmjetëm mbi Shqipërinë?

March 18, 2026
“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

March 18, 2026
Helikopterë dhe parashutistë/ Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë pranë kufirit me Kosovën

Helikopterë dhe parashutistë/ Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë pranë kufirit me Kosovën

March 18, 2026
Pranga shqiptarit në Bergamo, tentoi të grabisë një 85-vjeçar dhe rrahu policin italian

Pranga shqiptarit në Bergamo, tentoi të grabisë një 85-vjeçar dhe rrahu policin italian

March 18, 2026
Nga radarët e kamerat, tek rrjeti i sensorëve/ BILD: Berlini përgatitet të mbrohet nga sulmet me dronë

Nga radarët e kamerat, tek rrjeti i sensorëve/ BILD: Berlini përgatitet të mbrohet nga sulmet me dronë

March 18, 2026
Bien ndjeshëm kërkesat nga shqiptarët për azil/ Eurostat: Zgjedhin punësimin përmes lejeve të punës

Bien ndjeshëm kërkesat nga shqiptarët për azil/ Eurostat: Zgjedhin punësimin përmes lejeve të punës

March 18, 2026
Heqja e masave ndëshkuese nga BE, Kosova pret 205 milionë euro fonde

Heqja e masave ndëshkuese nga BE, Kosova pret 205 milionë euro fonde

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In