Ish-kryeministrja e Skocisë, Nicola Sturgeon, është arrestuar në lidhje me një hetim mbi financimin e Partisë Kombëtare Skoceze (SNP).
Policia ka konfirmuar 52-vjeçarja është shoqëruar dhe po merret në pyetje mbi këtë ngjarje. Më 5 prill, u zhvillua një kontroll në shtëpinë e Sturgeon, po ashtu dhe në selinë e partisë. Bashkë me të u shoqërua edhe bashkëshorti i saj Peter Murrell, ish-drejtor ekzekutiv i SNP-së, i cili u lirua më pas.
Sturgeon ka qenë anëtare e Parlamentit Skocez që nga viti 1999 dhe u bë nënkryetare e SNP-së në vitin 2004. Ajo u bë kryeministre që nga nëntori 2014, kur mori postin nga Alex Salmond pas humbjes në referendumin e pavarësisë.
/a.r