• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pasuritë e 67 biznesmenëve të Elbasanit, nën hetim edhe drejtuesit e LSI dhe PDIU

by Java News
05/11/2017 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në hetimin pasuror të nisur nga Prokuroria e Elbasanit më 27 tetor të muajit të kaluar, janë përfshirë edhe shumë drejtues lokal të subjeketeve politike si, LSI dhe PDIU të cilët kanë përfituar tendera publik dhe në të njëjtën kohë kanë krijuar biznese që xhirojnë miliona euro xhiro dhe fitim vjetor.

Pas hetimit të nisur nga Prokuroria e Elbasanit për 67 bisnesmenë të regjistuar si subjekte tatimpaguese pranë atij qyteti, bien në sy përveç emrave të familjarëve të kreut aktual të bashkisë Qazim Sejdini edhe bashkëpunëtorë të tij të ngushtë. Gjithashtu në listën rendore janë edhe shumë ish-funksionar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, si edhe atyre të PDIU-së, të cilët sipas prokurorisë, dyshohet se kanë përfituar tendera publikë në mënyrë të paligjshme.

Burime nga organi i akuzës së Elbasanit, bëjnë të ditur për ABC News se Nazif Bajrami ka përfituar pjesën më të madhe të investimeve publike të kryera këto 10 vitet e fundit nga Bashkia e Elbasanit.

Këto përfitime tenderash të njëpasnjëshme, kanë krijuar dyshime tek prokuroria, duke i kërkuar në të njëjtën kohë edhe Drejtorisë Rajonale të Tatimeve që të japë informacion nëse Bajrami është i regjistruar si subjekt, çfarë fitimi kanë patur ndër vite dhe sa detyrime ka derdhur në arkën e shtetit? Por këto pikëpyetje deri tani janë pa përgjigje.

Po kështu, nga prokuroria po hetohen edhe disa ish-drejtues lokal të LSI-së në Elbasan, duke ngritur akuzën e pastrimit të parave të përfituara nga veprimtari të paligjshme. Në listë renditen dhe ish-kreu i ujësjellësit në Elbasanit, Agron Roka shef kuadri në paraburgimin e Bradasheshit, Gentian Çërraga, edhe këto përfaqësues të LSI-së. Madje me funksione drejtuese të kësaj force politike.

Sipas prokurorisë, personat në listë janë pronarë të bizneseve të ndryshme që xhirojnë miliona euro fitime, duke krijuar dyshimin tek organi i akuzës se pasuria e tyre është krijuar në mënyrë të dyshimtë. Nën hetim për pastrim parash janë edhe persona që kanë qendra tregtare, kompani ndërtimi, kompani transporti, lokale e biznese nga më të ndryshmet jo vetëm në qytetin e Elbasanit por edhe në Tiranë, Durrës, Vlorë e Sarandë. /b.d

Next Post
Çfarë ‘harroi’ të thotë? Basha paralajmëron tjetër dalje urgjente për mediat

"Shpifjet e Bashës për Policinë janë përpjekje të një njeriu të dëshpëruar"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekspertja e OKB, Albanese: Izraeli po torturon sistematikisht palestinezët nëpër burgje

Ekspertja e OKB, Albanese: Izraeli po torturon sistematikisht palestinezët nëpër burgje

March 21, 2026
Trump kërcënon NATO-n dhe Europën: Nëse nuk na ndihmoni për Hormuzin, do të marr Groenlandën

Trump kërcënon NATO-n dhe Europën: Nëse nuk na ndihmoni për Hormuzin, do të marr Groenlandën

March 21, 2026
“Pa ne jeni tigër prej letre”, Trump ashpërson tonet ndaj NATO-s: Frikacakë, do ta kujtojmë!

“Pa ne jeni tigër prej letre”, Trump ashpërson tonet ndaj NATO-s: Frikacakë, do ta kujtojmë!

March 21, 2026
“E pafalshme çfarë ndodhi në Tiranë!” Klosi: Nuk njohim gjithë listën, nuk na ka ndodhur as në opozitë

“E pafalshme çfarë ndodhi në Tiranë!” Klosi: Nuk njohim gjithë listën, nuk na ka ndodhur as në opozitë

March 21, 2026
Kina: S’kemi varësi nga nafta iraniane

Kina: S’kemi varësi nga nafta iraniane

March 21, 2026
Klosi: Rezultati i 2025 me 300 mijë vota më shumë se opozita, mesazh për qeverisje serioze nga Edi Rama

Klosi: Rezultati i 2025 me 300 mijë vota më shumë se opozita, mesazh për qeverisje serioze nga Edi Rama

March 21, 2026
Sulme me dronë ndaj bazës amerikane në Bagdad, NATO tërhiqet

Sulme me dronë ndaj bazës amerikane në Bagdad, NATO tërhiqet

March 21, 2026
LIVE! Asambleja e PS, Klosi: Shkodra dhe Kukësi, territore ku beteja vijon! Opozita shkon vetëm në rënie

LIVE! Asambleja e PS, Klosi: Shkodra dhe Kukësi, territore ku beteja vijon! Opozita shkon vetëm në rënie

March 21, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Heshtja kushtetuese përballë ndjekjes penale pa ligj

March 21, 2026
Play-off i Botërorit 2026, trajneri Silvinjo publikon listën e Kombëtares

Play-off i Botërorit 2026, trajneri Silvinjo publikon listën e Kombëtares

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In