• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Hetimet pë vrasjen e turistit rus/ 4 efektivë policie nën hetim, biznesmeni arrestuar në spital

by Java News
05/08/2016 15:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hetimet për vdekjen e turistit rus në brigjet e Himarës kanë përfshirë edhe katër efektivë të Policisë Kufitare të Vlorës. Burime nga Prokuroria e Vlorës kanë pohuar për Top Channel, se katër efektivët, emrat e të cilëve nuk bëhen publikë, po hetohen për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Sipas hetimeve të deritanishme, rezulton se i dyshuari për vrasje nga pakujdesia të turistit rus, Fatmir Kuçi, nuk ka patur leje lundrimi për mjetin e tij skaf me tre motorë me të cilin dyshohet se ka goditur shtetasin rus.

Ndërsa efektivët e Policisë Kufitare që janë nën hetim nuk duhej ta kishin lejuar daljen e skafit në fjalë në lundrim, thonë burime nga grupi i hetimit. Nga ana tjetër, sa i takon hetimeve për vdekjen e turistit rus, prokuroria ka pohuar se dëshmitari i vetëm i kësaj ngjarje është djali 13-vjeçar i të dyshuarit, i cili po lundronte me një motor uji, në distancë nga varka e të atit.

I pyetur në praninë e psikologëve, djali i Kuçit ka pohuar se kishte parë të atin të merrte një njeri nga deti dhe vetëm kaq. Në skafin e bllokuar tashmë nga policia, hetuesit kanë konstatuar shenja gjaku në pjesën e shkalleve, por që sipas Kuçit, ato shenja kanë mbetur kur ka marrë në bordin e skafit shtetasin rus të plagosur dhe të gjakosur.

Për momentin këto janë provat e prokurorisë ndaj Kuçit, ndërsa pritet ekspertiza mjekoligjore e cila do të përcaktojë llojet e shenjave në trupin e të ndjerit dhe se nga çfarë janë shkaktuar.

Sakaq, gjatë ditës së premte, Fatmir Kuçi ka shfaqur probleme me zemrën dhe për këtë arsye është transferuar nga ambientet e paraburgimit në ato të spitalit. Ndërsa gjatë ditës së shtunë pritet të jepet edhe masa e sigurisë për të, ku prokuroria ka zyrtarizuar për momentin akuzën e vrasjes nga pakujdesia./tch/a.k

Next Post

FOTO/ Imami shqiptar që financonte ISIS nga Xhenova

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Reuters: Rritet përsëri nafta. Irani po planifikon të vendosë një taksë prej afërsisht 1 dollar për fuçi

April 9, 2026
“Gjyqi mediatik i Veliajt, masakër gurësh e pështymash”, Rama: Prezumimi i pafajësisë, viktima më e madhe e reformës në drejtësi

Sektori i ndërtimit, Rama: E papranueshme që i hidhet baltë, po transformon Shqipërinë

April 9, 2026
Kumbaro në Kuvend: Trajtim financiar dinjitoz për 6761 punonjës të arsimit

Kumbaro në Kuvend: Trajtim financiar dinjitoz për 6761 punonjës të arsimit

April 9, 2026
Nga karta e rezidentit tek rezervimet me pagesë, lançohet Tirana Parking App

Nga karta e rezidentit tek rezervimet me pagesë, lançohet Tirana Parking App

April 9, 2026
Arrestohet 25-vjeçari me kallashnikov në Tiranë, bashkëpunëtori shpallet në kërkim

Arrestohet 25-vjeçari me kallashnikov në Tiranë, bashkëpunëtori shpallet në kërkim

April 9, 2026
Ibrahimaj: Ndryshimet në ligjin për portet turistike mbështesin investimet strategjike, s’ka mungesë transparence

Ibrahimaj: Ndryshimet në ligjin për portet turistike mbështesin investimet strategjike, s’ka mungesë transparence

April 9, 2026
Ministra dhe drejtorë në listat e deputetëve, Braçe: Kam rezerva, të dalin në fushëbetejë!

Braçe lexon SMS-të në Kuvend: Pronarja e Lufrës na tha ‘më bie më lirë të blej qumësht pluhur’

April 9, 2026
Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

Bordi i Transparencës ul me 10 lekë çmimin e naftës dhe me 8 lekë benzinën

April 9, 2026
“Bast i humbur”, The Guardian: Si Netanyahu doli humbësi kryesor i luftës…

“Bast i humbur”, The Guardian: Si Netanyahu doli humbësi kryesor i luftës…

April 9, 2026
Braçe ngre shqetësimet e prodhuesve të qumështit, Salla: Produktet kontrollohen nga ferma deri në tryezë

Braçe ngre shqetësimet e prodhuesve të qumështit, Salla: Produktet kontrollohen nga ferma deri në tryezë

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In