• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hetimet/ Pas Rroshit, ikin një deputet dhe tre bashkiakë të tjerë

by Aalison Pearse Stevens
01/06/2016 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

 

1-Priten tre kryetarë bashkie, dy deputetë dhe një numër  këshilltarësh të ikin prej Dekriminalizimit

2-Prokuroria po “kopsit”  një dosje deputeti me aktivitete kriminale biznesi

Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi dha dje dorëheqjen nga detyra. Vendimi u komunikua nga Rroshi në një postim në Facebook, ku bënte të ditur se avokatët e tij i kishin zbuluar një dënim që ai kishte marrë në Itali. Bëhet fjalë për vitin 1995, kur Rroshi ishte 16 vjeç. Ky dënim nuk ishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit nga vetë Rroshi, çka përbën një vepër penale sipas ligjit të ri. Por ajo çfarë e bënte edhe më flagrante këtë harresë është se dënimi i vitit 1995 nuk ishte i zakonshëm. Sipas dokumenteve Italiane, Rroshi nuk është dënuar vetëm për dhunë, siç ai pretendon, por edhe për ngacmim seksual, sipas PD-së e cila referohej vendimit të gjykatës italiane. Një vepër kjo penale mjaft e rëndë, e cila sipas ligjit të dekriminalizimit i heq të drejtën për t’u zgjedhur apo kandiduar. Nëse do të ishte vetëm ky dënim kur ishte në një moshë ende minorene, edhe mund të kapërdihej, ndonëse ligji e kap mat. Por problemi është kjo ishte vepra e dytë penale, që kryebashkiaku i Kavajës nuk e mbante mend dhe ja treguan avokatët. Disa ditë më parë, ai deklaroni se nuk kujtohej përse ishte ndaluar kohë më parë nga policia gjermane. Në të gjitha rastet e kaluara e tij jo vetëm ishte e paqartë, por edhe e mbushur me arrestime dhe dënime të ndryshme. Sipas PD-së, ndaj Rroshit ka dhe dënime të tjera për trafik droge në Zvicër. Por kjo duhet vertetuar nga drejtësia. Pavarësisht këtyre, Rroshi dje në protestën e zhvilluar në Kavajë në mbështetje të tij deklaroi se do të rikandidonte. Por pikësëpari Rroshi duhet të hap procese gjyqësore në vendet fqinjë ku të shpallet i pafajshëm, gjithnjë nëse shpallet, e mandej të rikandidoj. Në të vertetë një gjë duhet pranuar se Rroshi gjatë kohës si kryebashkiak ka bërë punë të mira për qytetin, por duket se kjo nuk mjafton ndërkohë që nuk ka rrëfyer para kandidimit të tij se çka bërë jashtë shtetit.

Kryeministri Edi Rama  praktikisht dje e “dorëzoi” Elvis Rroshin, pasi e kishte marrë në mbrojtje prej disa vitesh, duke ju përgjigjur dhe akuzave të PD-së që e cilësonin si kriminel. Në një sqarim të gjatë, Rama deklaronte se kur e kandidoi Rroshin, të dhënat nuk tregonin se ishte dënuar më parë. Ndërsa shtoi se “kushto që ka një dënim gjykate me heqje lirie, nuk e ka dot mbështetjen e Partisë Socialiste për të kandiduar për çfarëdoqoftë apo qëndruar në një detyrë publike që ka”. Më këtë deklaratë, edhe pse e vonuar, Edi Rama i hoqi dje mbështetjen politike kryebashkiakut të Kavajës. Megjithatë qëndrimin parimor të Kryeministrit nuk u kuptua se përse duhet të angazhohej dega e PS-së në Kavajë për të zhvilluar një miting në mbështetje të kreut të Bashkisë së dorëhequr. PS-ja thjesht duhej të pranonte faktin e dorëheqjes së tij dhe mundet edhe të një meditimi të kryebashkiakut se përse iu desh të hynte në politikë kur kishte “cene”. Opozita në pak fitoret që ka pasur gjatë 3 viteve, dje ishte në ditën e saj më të mirë. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha dhe gjithë deputetët e djathtë ishin aktiv në media për ta paraqitur këtë largim si sukses. Realisht mund të quhet dhe sukses i PD-së, e cila ka disa vite që denoncon kryebashkiakun e Kavajës. Por të dhënat që kanë dalë nga formulari i dekriminalizimit tregojnë se nga klasa politike, asnjë parti nuk ka përse mburret. Secila prej tyre ka kriminelët e vetë, që bëjnë me turp jo vetëm selitë e partive, por gjithë vendin. Ka informacione të besueshme se janë edhe tre kryetarë bashkishë, dy deputetë dhe një numër keshilltarësh të cilët priten të largohen më dorëheqje ose me ndalim nga Prokuroria e më pas nga gjykata për aktivitete kriminale që kanë bërë në Shqipëri e jashtë shtetit. Njëri nga deputetët flitet se do të jetë i PD-së, kurse kryebashkiakët dy janë të PS-së dhe tjetri i PD-së.

Pavarësisht reflektimit të vonuar të Edi Rama dhe kënaqësisë së Bashës, dorëheqja e Rroshit hap një proces të ri politik. Një proces që kërkon si nga Rama, edhe nga Basha, të mos mbështesin politikisht njerëzit që kanë probleme me ligjin në parti. Rroshi është “peshku” i parë i madh që ra në rrjetën e demkriminalizimit.

Pas tij seria e largimeve do vazhdojë më të tjerë e ku deputeti që ikën është me shumë biznese e aktivitete kriminale. Prokuroria ia kopsitur dosjen dhe pret të firmoset. Kohajone.com

 

Next Post

Arrestohet futbollisti i Udinese-s Armero, rrahu të dashurën pasi e refuzoi për seks

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi nevojë për Groenlandën!” Trump shkakton alarm në Danimarkë: SHBA të ndalë kërcënimet

Groenlanda, Trump: S’lejojmë ta marrin Kina ose Rusia, ata nuk mund të jenë fqinjët e SHBA

January 9, 2026
Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

January 9, 2026
Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

January 9, 2026
Ende vatra aktive te “5 Maji, tregtari: Biznesi më i vogël me 200 milionë lekë dëme. Po të tjerët?

“Një zjarrfikës u plagos”, prefekti i Tiranës jep detaje nga hetimet për flakët te 5 Maji

January 9, 2026
Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

January 9, 2026
EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

January 9, 2026
Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

January 9, 2026
Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

January 9, 2026
Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

100 mijë lekë për shpenzimet arsimore kush ka fëmijë nën 18 vjeç, Tatimet: Ja si të aplikoni për të përfituar rimbursimin

January 9, 2026
Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In