• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hetimet/ Misteret mbi avionin serb të rrëzuar në Greqi, Athina protestë diplomatike ndaj Beogradit

by Java News
18/07/2022 17:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria greke do të protestojë në rrugë diplomatike lidhur qëndrimin e Serbisë ndaj rrëzimit të avionit transportues në fundjavë në veri të Greqisë.

Gazeta “Kathimerini” duke iu referuar qarqeve diplomatike në Athinë shkruan të hënën (18.07), se ambasadori grek do të paraqitet në Ministrinë e Jashtme të Serbisë, për t’u ankuar, që Beogradi nuk ka informuar në kohë për ngarkesën dhe destinacionin e avionit, që fluturonte drejt Bangladeshit.

Avioni i tipit Antonov An-12 të shtunën në mbrëmje (16.07) u nis nga aeroporti i Nishit dhe pak minuta më pas u rrëzua në afërsi të qytetit grek Kavala me 11,5 ton municion predhash.

Pas kësaj ka zgjatur me orë të tëra derisa pala serbe i komunikoi Athinës saktë informacionin mbi përmbajtjen dhe destinacionin, theksohet në kritikën e Greqisë. Për këtë arsye ka pasur paqartësi për orë të tëra në vendin e fatkeqësisë.

Pas rrëzimit të avionit ka pasur shpërthime me orë të tëra dhe janë përhapur avuj asfiksues. Dy zjarrfikësja u dërguan në spital me probleme në frymëmarrje.

Shumë shpejt forcat e shpëtimit u tërhoqën dhe banorëve të zonës përreth iu bë thirrje të mos dalin nga shtëpitë dhe të mbanin dritaret mbyllur, sepse nuk ishte e qartë se çfarë lëndësh ka pasur në ngarkesën e avionit.

Të dielën në mëngjes në vendngjarje mbërritën ekspertët ABC të ushtrisë, për të hulumtuar zonën e aksidentit për lëndë toksike, përpara se zona të lirohej sërish./DW/m.j

Next Post
Sot do kuptoni shumë gjëra/ Njihuni me shenjën më me fat të Horoskopit

Njihuni me të vërtetat e pathëna të shenjës suaj të horoskopit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In