• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

HETIMET/ Gjenden gjurmë gjaku te ekskavatori, dëshmitë kontradiktore për 17-vjeçarin e ndjerë

by A R
12/08/2016 08:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Katër punonjësit e landfilldit të Sharrës, të arrestuar në lidhje me vdekjen në rrethana ende të pazbardhura të 17-vjeçarit, Ardit Gjoklaj, u paraqitën dje në Gjykatën e Tiranës për caktimin e masës së sigurisë ndaj tyre. Referuar vendimeve të firmosura nga gjyqtarja Rexhina Merlika, tre prej tyre do të vijojnë të hetohen në masën “arrest në burg”.

I katërti u lirua dhe do të hetohet në masën “detyrim për paraqitje”. Gjykata çoi në qelitë e paraburgimit përgjegjësin e firmës ku punonte 17-vjeçari Gjoklaj, Besnik Braha, drejtuesin e ekskavatorit, Edmond Kollari, dhe përgjegjësin e turnit, Dëfrim Hakrama.

Nga ana tjetër, Gjykata urdhëroi lirimin nga qelitë e paraburgimit për të arrestuarin Bujar Daja, përgjegjës i punonjësve në firmën private ku punonte 17-vjeçari i ndjerë në Sharrë.

Sipas Gjykatës, referuar provave të paraqitura në proces, nuk është gjetur lidhje mes veprimeve të të dyshuarit Daja dhe pasojës. Në të njëjtin vendim Gjykata urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij nga qelia.

Sipas Prokurorisë, punonjësit e shoqërisë private të angazhuar në seleksionimin e plehrave në landfilldin e Sharrës, kanë konsumuar veprën penale të “shkeljes së rregullave dhe sigurisë në punë”, me pasojë vdekjen e të riut Gjoklaj.

Mbi drejtuesin e ekskavatorit Kollari, mjeti i të cilit dyshohet të ketë aksidentuar për vdekje adoleshentin, rëndon edhe akuza e “drejtimit të mjeteve në mënyrë të parregullt”. Ardit Gjoklaj u gjet i vdekur në landfilldin e Sharrës në orën 14:30 të së dielës nga dëmtime shumë të rënda, që mendohet të jenë shkaktuar nga ekskavatori.

SEANCAT

Në katër seanca të veçanta, të zhvilluara me dyer të mbyllura për publikun, Gjykata e Tiranës u njoh me kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës “arrest në burg” për të dyshuarit.

Përfaqësuesi i Prokurorisë në sallën e gjyqit mësohet t’i ketë thënë Gjykatës se nga hetimet e deritanishme janë krijuar dyshime të arsyeshme se të pandehurit kanë konsumuar veprën penale të “shkeljes së rregullave dhe sigurisë në punë”.

Prokurori ka bërë me dije se në kovën e ekskavatorit që punonte për llogari të firmës së të dyshuarve në Sharrë janë konstatuar disa njolla gjaku.

“Nga ana jonë janë administruar kampione të këtyre njollave, të cilat janë dërguar për ekspertizë, për të provuar nëse i përkasin apo jo 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj”, u bë e ditur të ketë pohuar prokurori. Njëkohësisht, prokurori ka bërë me dije se gjatë deklarimeve paraprake, të dyshuarit kanë dhënë dëshmi kontradiktore, që nuk përputheshin me njëra-tjetrën.

Disa prej tyre pretenduan se nuk kishin njohje me të ndjerin Gjoklaj, apo se trupi i pajetë mund të kishte ardhur nga kamionët që shkarkojnë plehra në Sharrë. Pretendimet e prokurorit janë kundërshtuar nga të arrestuarit. Përmes avokatëve të tyre mbrojtës, ata kanë kërkuar konstatim të paligjshëm të arrestimit të tyre dhe lirim nga qelitë e paraburgimit.

Sipas burimeve, ata nuk kanë dhënë ndonjë version për momentin se si mund të jetë vrarë i riu Gjoklaj. Por gjatë seancave, nga një prej tyre është pretenduar se herën e fundit që ka parë në Sharrë, 17-vjeçari ka qenë rreth orës 03:00 të mëngjesit, kur është bërë një apel i punëtorëve nga përgjegjësi. Ai ka pretenduar se pas këtij momenti nuk ka mësuar më se ku ka shkuar i riu, që u gjet gati 10 orë më vonë i masakruar./Panorama/a.m.

Next Post

Minatorë në Siberi pretendojnë se kanë gjetur një lloj të ri dinozauri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet dinamika e vrasjes në Nikël, autori ekzekuton fqinjin për pronën, njofton policinë dhe arratiset

Zbardhet dinamika e vrasjes në Nikël, autori ekzekuton fqinjin për pronën, njofton policinë dhe arratiset

April 10, 2026
“Tavani për çmimin e naftës duhet të ishte më i ulët”, Fatos Çoçoli: Jemi vonë, duhet të ndihmohen ata më në nevojë

“Tavani për çmimin e naftës duhet të ishte më i ulët”, Fatos Çoçoli: Jemi vonë, duhet të ndihmohen ata më në nevojë

April 10, 2026
Netanjahu përjashton Spanjën nga Bordi mbikëqyrës i armëpushimit në Gaza: Është bërë vend armiqësor ndaj Izraelit

Netanjahu përjashton Spanjën nga Bordi mbikëqyrës i armëpushimit në Gaza: Është bërë vend armiqësor ndaj Izraelit

April 10, 2026
Presidenti i ri i Kosovës/ Haradinaj: Do të shkojmë në zgjedhje! Vetëvendosja: Negociatat do të vijojnë

Presidenti i ri i Kosovës/ Haradinaj: Do të shkojmë në zgjedhje! Vetëvendosja: Negociatat do të vijojnë

April 10, 2026
“Çdo qytetar ka për detyrë të dijë gjuhën maqedonase”, organizatori i protestës së studentëve i përgjigjet presidentes së RMV

“Çdo qytetar ka për detyrë të dijë gjuhën maqedonase”, organizatori i protestës së studentëve i përgjigjet presidentes së RMV

April 10, 2026
Detaje nga vrasja në Nikël/ Kush është autori dhe viktima, ishin kunetër me njëri-tjetrin! Dalin EMRAT

Detaje nga vrasja në Nikël/ Kush është autori dhe viktima, ishin kunetër me njëri-tjetrin! Dalin EMRAT

April 10, 2026
“Shpërbëhet Maqedonia e Veriut, pjesa shqiptare i kalon Kosovës”/ Ngjela: Greqia i trembet Shqipërisë së Madhe, Çamëria …

Erjon Braçe kandidat për Tiranën? Avokat Ngjela: Nëse konfirmohet, tregon se është njeriu kryesor në PS!

April 10, 2026
“Trump ofendoi Rutte”, dalin sekretet nga takimi me dyer të mbyllura në SHBA

“Trump ofendoi Rutte”, dalin sekretet nga takimi me dyer të mbyllura në SHBA

April 10, 2026
“Kam vrarë kunatin, hajdeni merreni!”/ Ekzekutohet me armë zjarri një person në Fushë-Krujë

“Kam vrarë kunatin, hajdeni merreni!”/ Ekzekutohet me armë zjarri një person në Fushë-Krujë

April 10, 2026
Vranë për gjakmarrje më 1999, dy vëllezërit Mëhilli punonin si muratorë në Liguria nën identitetin fals (Detaje)

Vranë për gjakmarrje më 1999, dy vëllezërit Mëhilli punonin si muratorë në Liguria nën identitetin fals (Detaje)

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In